I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj të premten gjatë një tubimi zgjedhor në Shtime, tha se Kosovës i duhet një shtet pa korrupsion dhe shtet ligjor.
Ai ka thënë se Shtime ka dhënë shumë në luftë, por pas luftës po mungojnë investimet. Për më tepër, kreu i AAK-së tha se qeveria e ardhshme nuk do ta lë vetëm asnjë qytetar, ndërkohë që do të ketë zgjidhje edhe për sektorin e shëndetësisë.
Haradinaj pohoi se nëse janë dhënë njerëzit më të mirë liri, nëse janë kaluar gjithë ato sfida dhe vështirësi që me qenë shtet, atëherë përse nuk po bëhet shteti.
Ai tha se nëse ka mundësi për t’i luftuar të gjitha ato sfida pse nuk mundet vendi të luftojë korrupsionin dhe të bëjë një shtet siç i ka hije.
“Shtylla bazë e programit tonë është shteti ligjor, juridiksioni gjyqësori, e drejta, barazia për të gjithë, se të gjithë jemi njerëz të këtij vendi. Lista e koalicionit tonë fitues është me numër 12. Nuk do ta lëmë qytetarin vetëm, nuk do të sillemi sikurse jemi larg. Nëse qytetari ynë dëshiron që të punojë, është një ndërmarrës i vogël, apo ndonjë fermer do ta ketë edhe një krah e ka qeverinë, nuk është vetëm. Të gjithë që kemi hyrë në koalicion jemi të vetëdijshëm se punët nuk kanë shkuar mirë deri tani dhe duhet, ja sot, ja kurrë, mos me e lënë veten kështu. E përmenda më herët, rrugën, lavdin, vuajtjen, sepse desha t’ju themi që edhe ju e keni hisen tuaj, hisja juaj është edhe kur punohet edhe kur arrihet suksesi. Projekti ynë është serioz, marrja e përgjegjësive është bërë nga unë duke dikur që vendin nuk duhet ta lëmë në gjendjen që është”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së u bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë listën me kandidatë të koalicionit PDK-AAK-Nisma, pasi ka një program të mirëfilltë për qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Xhavit Zariqi theksoi se me qeverisjen Haradinaj do të bëhet një shtet për të gjithë qytetarët.
Sipas tij, programi i Haradinajt do të fillojë nga dita e parë e punës të implementohet dhe do të ketë ndryshime në arsim, shëndetësi, kulturë dhe në të gjitha aspektet tjera.
“Ndryshim ky, i cili kaherë është kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, por që tani i erdhi mundësia që Haradinaj është i nominuar për kryeministër nga koalicioni fitues. Ky koalicion të udhëheqë dhe të fillojë ndryshimi sa më shpejt, ndryshim i shumëpritur ku do të fillohet në radhë të parë për sigurimin e qytetarëve, krijimin e shtetit ligjor, krijimin e një shteti të mirëfilltë ekonomik ku do të punohet dhe do të ketë punë për të gjithë të interesuarit për punë e sidomos për rininë e Republikës së Kosovës, e cila deri më tani në çdo kohë dhe në çdo moment ka menduar si të ikë nga Kosova”, tha Zariqi.
Ndërsa, kryetarja e Forumit të Gruas të AAK-së, Magbule Shkodra, tha se vota e qytetarëve më 11 qershor do t’i japë fund të gjitha padrejtësive që i patën kosovarët deri më tani. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë