LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Koalicioni jonë ka program të mirëfilltë për qytetarët e Kosovës

Haradinaj: Koalicioni jonë ka program të mirëfilltë për qytetarët e Kosovës

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj të premten gjatë një tubimi zgjedhor në Shtime, tha se Kosovës i duhet një shtet pa korrupsion dhe shtet ligjor.

Ai ka thënë se Shtime ka dhënë shumë në luftë, por pas luftës po mungojnë investimet.

Për më tepër, kreu i AAK-së theksoi se qeveria e ardhshme nuk do ta lë vetëm asnjë qytetar, ndërkohë që do të ketë zgjidhje edhe për sektorin e shëndetësisë.


Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë listën me kandidatë të koalicionit PDK-AAK-Nisma, pasi ka një program të mirëfilltë për qytetarët e Kosovës.