LAJMI I FUNDIT:

Ky është izraeliti që vendosi ta shëtisë Ballkanin me biçikletë të veçantë (Foto)

Ky është izraeliti që vendosi ta shëtisë Ballkanin me biçikletë të veçantë (Foto)

34-vjeçari Hilel Eflal nga Izraeli, përmes një turneu të tij me biçikletë autentike dhe të veçantë ka vendosur në këtë mënyrë të njihet me bukuritë e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Turneu i artistit të ri, fotograf me profesion, ka filluar para tre ditëve nga Stambolli, përmes Bullgarisë dhe tani ka hyrë në ditën e dytë që po qëndron në Maqedoni.

‘Unë jam artist i lirë dhe banor i botës, në kuptimin e plotë të fjalës. Jam izraelit, kam jetuar një periudhë në Amerikë, tani vendosa të njihem me Evropën ose konkretisht me Gadishullin Ballkanik, ndërsa në shtetin tuaj, Maqedonia për të cilën shumë kam dëgjuar dhe lexuar, do të qëndroj tre ditë. Kjo është një mënyrë e veçantë për të kaluar pushimet verore. Nga Bullgaria vij përmes Kriva Pallankës, qytet i mrekullueshëm e cila më ka mbushur me shpirt dhe njerëzit më kanë dhënë ngrohtësi. Nga këtu përmes Kumanovës do të vijoj në Shkup, për t’i vizituar gjërat e famshme’, deklaron Eflal.


Përveç Ohrit, ai do ta vizitojë edhe Strugën dhe siç shton dhe se mesazhi i aventurës së tij është të përjetojë dhe të jetojë i mbushur me ritëm. Pas turneut në Ballkan, destinacioni i tij i fundit do të jetë Berlini i Gjermanisë. /Telegrafi/