LAJMI I FUNDIT:

Deda: Nuk ka koalicion me PDK-në, sepse Hoti do të jetë kryeministër

Deda: Nuk ka koalicion me PDK-në, sepse Hoti do të jetë kryeministër

Njëri nga themeluesit e Alternativës dhe kandidati për deputet, Ilir Deda, ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, nuk ka asnjë mundësi që pas zgjedhjeve të bëjë koalicion me PDK-në, sepse Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i ri.

“Do ta bëjmë një sqarim për qytetarët: nuk ka koalicion me PDK-në pas 11 qershorit; jo me ata që ua treguam vendin në vitin 2013 në Gjakovë, në Mitrovicë, në Ferizaj, në Gjilan, Viti etj. Avdullah Hoti është kryeministri im. Ai Hoti e ka ekipin më të mirë të Kosovës dhe ju mund ta shihni këtu”, ka thënë Deda. “Shihemi në finale, kur do ta mundësojmë  lirinë, demokracinë, pavarësinë”.