LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Gjakova ka nevojë për zhvillim ekonomik, “Fillimi i Ri” garancë për këtë

Veseli: Gjakova ka nevojë për zhvillim ekonomik, “Fillimi i Ri” garancë për këtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shpalosur para qytetarëve të Gjakovës platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”, e cila siç tha ai do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të sigurt për Republikën e Kosovës.

Veseli tha se Gjakova ka nevojë për zhvillim ekonomik, për infrastrukturë më mirë dhe vende të reja të punës si  të gjitha qytetet e vendit. Ndërsa tha se Kosovës i duhet një vizion i guximshëm, një lidership që merr vendime për ndërmarrësit dhe fermerët.

Kreu i PDK-së tha se platforma qeverisëse “Fillimi i Ri” do të rrisë mbështetjen për sektorin privat përmes ndihmës dhe lehtësirave ligjore për bizneset, si dhe përmes rritjes së granteve e subvencioneve në bujqësi prej 120 milionë euro.


Ai siguroi nga Gjakova të gjithë punëtorët e administratës, mësimdhënësit, mjekët dhe gjithë shërbyesit publik, se do të kenë rritje pagash prej 30 përqind.

Veseli ndër të tjera tha se pensionistët nga të gjitha kategoritë, do të kenë rritje të pensioneve prej 25 për qind. Ndërsa, premtoi se do të krijohen kushtet për punësimin e gjithë mjekëve, specialistë dhe specializantë.