LAJMI I FUNDIT:

Rusia akuzon Amerikën se po krijon Qeveri të UÇK-së në Kosovë

Rusia akuzon Amerikën se po krijon Qeveri të UÇK-së në Kosovë

Kanali qeveritar rus “Sputnik”, ka botuar një artikull të ashpër akuzues ndaj qeverisë amerikane, duke e akuzuar se po punon aktivisht që të sjellë në Kosovë dhe Maqedoni dy qeveri në pushtet me përbërje të ushtarëve të UÇK-së.

Sipas Sputnikut rus, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur se në Ballkan do të ketë dy qeveri të UÇK-së, një në Kosovë dhe një në Maqedoni.

Ky medium nën kontroll të presidentit Vlladimir Putin thekson se “dashurinë” ndërmjet SHBA-së dhe UÇK-së e ka forcuar interesi i përbashkët dhe kështu, pas 18 vjetëve, mund të thuhet se kjo dashuri ka arritur kulmin.


Kjo dashuri, sipas Sputnik, do të prodhojë dy qeveri të UÇK-së në Ballkan.

Sputnik citon deklaratat e gazetarëve zyrtarëve të lartë serbë dhe maqedonas të cilët shprehin mllefin e tyre për dy qeveritë e UÇK-së në rajon, transmeton Indeksonline.

Marrë parasysh se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, sipas të gjitha parashikimeve, shkruan Sputnik, qeveria e re do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së, i cili nga viti 2004 deri më 2005 ka qenë kryeministër.

Sipas Millovan Drecun, ish krahut të djathtë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, sot kryetar i të ashtuquajturit “Komitet për Kosovën e Metohinë” në Kuvendin e Serbisë, krejt këto zhvillime tregojnë se rajoni do të destabilizohet në periudhën vijuese.

“Fare qartë bëhet fjalë për forcimin e nacionalizmit shqiptar, dhe mbase, do të thosha, edhe nacionalizmit shqiptaro-madh, që më së miri pasqyrohet nga partitë politike liderët e të cilave janë pjesëtarë të atyre organizatave terroriste që e kanë shkaktuar luftën në Kosovë dhe Metohi dhe në jug të Serbisë qendrore e në Maqedoni”, ka thënë Drecun.

Nga ana tjetër, gazetari maqedonas, Milenko Nedelkovski ka thënë për Sputnik se gjithçka në botë ka ndryshuar, nga normat morale e deri në atë se bashkësia ndërkombëtare praktikisht tani është inekzistente.

“Komandantët e periudhës së luftës të cilët kanë ardhur nga Kosova, gjegjësisht nga Bondsteel-it,tani kanë më shumë se tetë ministri, gjë që vetëm se tregon se ata janë pjesë kyçe e kësaj qeverie të ri në Shkup. Të gjithë ata kanë qenë në kabinetin e Edi Ramës në Tiranë për t’u dakorduar për ‘platformën e Tiranës’, ndërsa Rama e ka mbajtur këtë takim me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’ në mur, e cila shkon gati deri në Nish, dhe e përfshinë një pjesë të madhe të Maqedonisë, Malit të Zi dhe një pjesë të Greqisë të cilën ata e quajnë Çamëri”, theksoi Nedelkovski.

Sputnik shkruan se në pranverë të vitit 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, administrata amerikane i ka armatosur 10,000 pjesëtarë të UÇK-së me 25 milionë dollarë për një periudhë tetëmbëdhjetë mujore, gjë që, sipas portalit qeveritar rus, e ka siguruar suksesin e UÇK-së e cila me sukses i ka realizuar synimet e asaj kohe, transmeton Indeksonline.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori