Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkë me kandidatët për deputetë nga radhët e partisë ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Gjilanit.
Në këtë takim, Pacolli ka zhvilluar një debat me të rinjtë, ku ka folur për pikat kryesore programore të Aleancës Kosova e Re dhe partnerëve të koalicionit.
Pacolli tha se synimet e koalicionit do të arrihen me punë dhe me përkushtim. Ai ka shtuar se programi ekonomik i AKR-së parasheh rritje ekonomike 8% vetëm në vitin e dytë të qeverisjes.
“Sot kemi rritje ekonomike 2.8 deri në 3.3%. Plani ynë për rritje ekonomike prej 8%, krijon 70 deri në 80 mije vende të reja pune, ndërsa në fund të mandatit buxheti do ta kalojë shifrën 6 miliard”, ka thënë Pacolli, ai ka treguar se krijimi i tregut të përbashkët kombëtar me rajonin, do të ishte arsye më shumë për çdo investitor që të vijë dhe të investojë në Kosovë sepse do të kishte qasje në një treg më të gjerë.
I pari i AKR-së ka thënë se me AKR-në në qeverisje do të bëhen edhe reformat në sistemin arsimor.
“Njerëzit që kanë përfunduar shkolla teorike, do të kenë mundësinë e aftësimit profesional, e kjo do të bëhet përmes shkollave profesionale”, ka treguar presidenti i AKR-së dhe ka shtuar se në çdo qytet do të krijohen edhe qendrat rekreative e sportive, ku të rinjtë do të kenë mundësi t’i zhvillojnë aftësitë e tyre më tutje.
Presidenti Pacolli ka folur me studentë edhe për çështjen e njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe problemin e lëvizjes së lirë, e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se prej kohës kur ishte larguar nga qeveria, nuk kishte pasur më asnjë njohje për Kosovën, përveç Bangladeshit dhe Sinagporit, për të cilat Presidenti Pacolli ka thënë se kishin qenë të gatshme.
“Me ne në qeverisje, njohjet e shtetit të Kosovës do arrijnë në 160”, është ka thënë ndër të tjera lideri i Aleancës Kosova e Re, duke garantuar edhe liberalizim vizash brenda 6 muajve.
Pas një debati të gjatë me studentë, ku kishte pyetje dhe diskutime të shumta, Presidenti Pacolli ju bëri thirrje të rinjve, që të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe ta votojnë koalicionin e shpresës, i cili garanton mirëqenie dhe perspektivë të qartë për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj