LAJMI I FUNDIT:

Najçevska kërkon gjykimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski

Najçevska kërkon gjykimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski

Javorja ”Fokus” bën të ditur se profesoresha universitare Mirjana Najçevska vlerëson se Zvërlevski, jo vetëm që duhet të shkarkohet, por ai duhet edhe të gjykohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, kryeprokurori nuk plotëson asnjë kusht, por plotëson të githa kushtet e parapara me ligj, si arsye për ta shkarkuar nga funksioni që ka.

Najçevska thotë se në rastin e Zvërlevskit, por edhe në rastet tjera që kanë të bëjnë me gjyqësi, duhet patjetër të dënohen me ndalim për kryerje të veprimtarisë së tyre, që të mos kenë mundësi të jenë as avokatë, notarë, përmbarues./Telegrafi/