LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi në NATO, Moska komenton incidentin Trump-Markoviç (Video)

Mali i Zi në NATO, Moska komenton incidentin Trump-Markoviç (Video)

Mali i Zi bëhet zyrtarisht, në fillim të qershorit, anëtar i NATO-s, pavarësisht lidhjeve me Rusinë.

Ndonëse procesi nuk ka përfunduar ende plotësisht, në takimin e aleancës në Bruksel, kryeministri malazez, Dushko Markoviç ishte i pranishëm në krah të përfaqësuesve të tjerë të vendeve anëtare.

Por incidenti me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili e shtyu që të dilte vet në krye të grupit, në Moskë nuk komentohet thjesht si veprim arrogant i presidentit amerikan.


Deputeti rus, Aleksej Pushkov thotë se shtyrja që shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri kreut të ekzekutivit të Malit të Zi nuk ishte aspak një gjest i sjellshëm.

“Por ajo, gjithsesi”, – shkroi Pushkov në “Twitter” – “tregon se cili është vendi i vërtetë i Podgoricës brenda aleancës”.

Perspektiva e anëtarësimit të shtetit të vogël buzë Adriatikut i ka acaruar edhe më tej tensionet tashmë ekzistuese mes NATO-s dhe Rusisë, për shkak të krizës së Ukrainës.

Moska e ka paralajmëruar disa herë aleancën të mos e pranojë Malin e Zi, duke e kërcënuar deri edhe me masa shpaguese.

Rusia e sheh në përgjithësi me dyshim zgjerimin e vazhdueshëm të aleancës perëndimore ushtarake në ish-sferën e saj të ndikimit.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, NATO-ja është shtuar me 12 anëtarë të rinj, sidomos nga Europa Lindore. Në vitin 2009 u anëtarësuan edhe Kroacia e Shqipëria. /tch/

https://www.youtube.com/watch?v=ecTuW_KU7YE

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori