LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në një tubim partiak, i përfshirë vëllai i Ramiz Lladrovcit

Përplasje në një tubim partiak, i përfshirë vëllai i Ramiz Lladrovcit

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emriu gjatë një tubimi partiak në fshatin Gradicë të kësaj komune, ka pasur një përplasje verbale me një prej banorëve të këtij fshati.

Kështu ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha.

Berisha ka mohuar se Emri Lladrovci ka pasur ndonjë përplasje fizike me dikë atje, për çka është raportuar gjatë ditës.


“Tubimi është përmbyllur sipas planit të paraparë”, ka thënë Berisha.

“Sigurisht për shkak të disa pakënaqësive ka rrjedhur një debat më i ashpër mes banorëve të Gradicës dhe disa zyrtarëve të PDK-së”, ka shtuar ai.