LAJMI I FUNDIT:

Stankoviq: Gazetarëve të MPM-së u merren edhe telefonat e punës

Stankoviq: Gazetarëve të MPM-së u merren edhe telefonat e punës

Sot në mëngjes është dhënë urdhëri, në një drejtim të ndërpriten të gjitha telefonat e ‘Media Print Maqedoni’. Kjo do t’i godasë të gjithë punonjësit e deritanishëm dhe ish-punonjësit e MPM-së, sepse atyre rregullisht, çdo muaj u është marrë para për shërbimet, por menaxhmenti i kompanisë me muaj nuk i ka kthyer paratë në ‘Telekomin e Maqedonisë’. Domethënë gazetarët do të mbeten pa telefonat e punës që i kanë përdorur për çështje zyrtare, thotë Ljubisha Stankoviq, kryetar i sindikatës së gazetarëve në ‘Utrinski vesnik’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në të njëjtën kohë, menaxhmenti i MPM-së të gjithë punonjësve u ka dhënë vërtetime se nuk ka pengesë që telefonat dhe numrat të cilët janë marrë përmes kompanisë tu hidhen shfrytëzuesve, por në sallonet e Telekomit, gazetarët ishin kthyer me arsyetimin për shkak të lidhjeve të paqarta të MPM-së drejt Telekomit dhe se është e palejuar. Problemi është në atë se njerëzve u merren para për shërbimet e telefonit, por MPM nuk i ka paguar’, tha ndër të tjera Stankoviq për Plusinfo. /Telegrafi/