LAJMI I FUNDIT:

Shumica e gjermanëve nuk do të mbronin aleatët e NATO-s në luftën kundër Rusisë

Shumica e gjermanëve nuk do të mbronin aleatët e NATO-s në luftën kundër Rusisë

Mbështetja për NATO-n në Gjermani është duke shënuar rritje, si dhe në vendet tjera evropiane, por në rast të konfliktit eventual me Rusinë vetëm një numër i vogël gjermanësh do të mbështesnin mbrojtjen e shtetit partner, tregon një hulumtim amerikan.

Studimi i ri i Qendrës kërkimore Pew, e cila përfshin qytetarët e vendeve evropiane, SHBA dhe Kanadasë, tregon se imazhi i NATO-s po përmirësohet në të dyja anët e Atlantikut.

Mbështetje më të madhe për NATO-n ka në Poloni dhe Holandë, ku Aleancën e mbështesin 79 për qind e të anketuarve.  Gjermania renditet e treta për nga mbështetja, pasuar nga Kanadaja, SHBA, Britania, Franca dhe Spanja, tregojnë rezultatet e kërkimit amerikan.


Rezultatet tregojnë se Gjermania është e gatshme të mbështesë intervenimin ushtarak të NATO-s më pak se sa vendet tjera.

Vetëm 40 për qind e të anketuarve do të mbështeste ndihmën ushtarake për partnerët në “konflikt serioz” me Rusinë”, transmeton KosovaPress.

Pavarësisht sinjaleve kontradiktore nga fitorja e Donald Trump e këndej, 65 për qind e amerikanëve të anketuar besojnë se qeveria amerikane do të respektonte obligimet e veta në luftën hipotetike me Rusinë.

Samiti i sotëm i NATO-s në Bruksel do të jetë i pari në të cilin Trump merr pjesë dhe për herë të parë si anëtare merr pjesë edhe Mali i Zi, pranimi formal i së cilës pritet të bëhet në fillim të qershorit.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori