LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jemi bërë bashkë me PDK-në për t’i dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha

Haradinaj: Jemi bërë bashkë me PDK-në për t’i dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin kanë vazhduar me fushatën e tyre.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë bërë bashkë për t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin.

Postimi i plotë:


Jemi bërë bashkë per t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin.

PDK dhe Kryetari Veseli, por edhe Unë, AAK dhe Nisma, e kemi ofruar veten tonë për një vizion e fillim të ri për vendin, dhe ky është një projekt serioz!

Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë!