Beogradi zyrtar po u bën presion qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës të votojnë vetëm për Listën Serbe, si dhe po përdor forma shantazhi ndaj pesë subjekteve tjera politike serbe, të cilat janë pjesë e garës zgjedhore, vlerësojnë përfaqësuesit e disa subjekteve politike serbe në Kosovë, si dhe njohësit e zhvillimeve politike.
Kryeministri në largim, përkatësisht presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për Listën Serbe.
Ai, madje, ka theksuar se “forca të caktuara shqiptare dhe të botës po i blejnë serbët, në mënyrë që t’i kenë katër prej dhjetë deputetëve serbë për ta votuar ushtrinë e Kosovës”.
Nenad Rashiq, drejtues i Partisë Demokratike Përparimtare, subjekt politik serb në Kosovë, tha se Beogradi zyrtar as që ka tentuar t’i unifikojë përfaqësuesit politikë të serbëve në një listë të përbashkët, por i ka ndarë serbët në “të mirë” dhe në “të këqij”.
Me këtë retorikë, sipas tij, Beogradi zyrtar po i përçan serbët në “të jugut” dhe “të veriut” dhe ka shfaqur tendencën që serbët e veriut të Kosovës t’i marrin funksionet në institucionet e Kosovës.
Sjellja aktuale e Beogradit zyrtar ndaj subjekteve politike dhe vetë komunitetit serb në Kosovë është formë e presionit, tha Rashiq.
“Me këtë sjellje, Beogradi do të ndikojë në strukturat e serbëve të Kosovës dhe vetë serbët dhe sigurisht do ta pamundësojë që përfaqësimi të jetë me kapacitete të plota dhe me njerëz burimorë. Ju keni parë se çfarë terminologjie po përdoret, se kinse disa serbë, siç thotë edhe Marko Gjuriq (drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë) do të votojnë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Në fakt, në këtë moment nuk ekziston ndonjë serb në Kosovë që do të votonte për këtë ushtri”, tha Rashiq.
Beogradi (s’)mund ta krijojë listën unike për zgjedhjet në Kosovë
Aleksandar Jabllanoviq, ish-themelues i Listës Serbe, aktualisht drejtues i Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila në garën zgjedhore të 11 qershorit është futur në koalicion me Iniciativën Qytetare Aktive, tha se Beogradi zyrtar është duke gabuar me politikën e tij të animit vetëm kah Lista Serbe.
“Ato po u ndodhin serbëve në Kosovë, mund të them lirisht se janë kërcënimet më të vrazhda, të cilat serbët i kanë prej vitit 1999, prej kur merren me politikë. Këto kërcënime, fatkeqësisht, vijnë nga ana e institucioneve të shtetit tonë, Serbisë, të cilat funksionojnë ende në Kosovë. Unë nuk e kuptoj se cila është prapavija e kësaj, përveçse mund të shoh se caku është që tash të krijohet frikë dhe ngatërrim te njerëzit, se kinse një grup i serbëve do të ketë guxim dhe do të vendosë që ta formojë Ushtrinë e Kosovës”, tha Jabllanoviq.
Ai shtoi se kërcënime janë duke marrë përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike serbe në Kosovë. Gjithashtu, sipas tij, familjarët e tyre kërcënohen se do të mbesin pa punë, se studentët do të mbesin pa konvikte.
Jabllanoviq theksoi se Beogradi, me këto veprime, vetëm sa po e vë veten në situatë të rëndë.
Tensione në Listën Serbe, nuk dihet kush është kryetari, Jabllanoviq apo Simiq
Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjell Nojkiq, tha se sjellja e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosovës nuk paraqet asgjë të re.
Sipas tij, Beogradi, tash e disa vite, përpiqet t’i orientojë serbët e Kosovës se si të votojnë, duke mos llogaritur se një pjesë e votuesve janë kundër Listës Serbe ose favorizojnë ndonjë subjekt tjetër politik serb.
“Ata që janë kundër kësaj liste, ose favorizojnë ndonjë listë tjetër, nuk janë më pak serbë, më pak të rëndësishëm dhe të ndershëm sesa këta që zoti Vuçiq, Gjuriqi dhe të tjerët nga Qeveria e Serbisë i bëjnë të rëndësishëm dhe vetëm ata i promovojnë si përfaqësues serbë. Mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar dhe kjo është një prej nënçmimeve të radhës të serbëve të kësaj hapësire. Do të shihni se, pavarësisht faktit se do të ketë presione të llojllojshme që të votohet për Listën Serbe, një numër i caktuar këtë nuk do ta bëjë dhe kjo edhe më shumë do t’i ndajë serbët”, tha Nojkiq.
Ai shtoi se në mesin e serbëve të Kosovës ka mjaft të tillë, të cilët nuk mendojnë ashtu siç mendon Qeveria e Serbisë.
Përfaqësuesit politikë të serbëve po garojnë për 10 vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës, i cili ka 120 vende.
Sipas Nojkiqit, në sesionin e ri, në opozitë do të ketë edhe serbë, në qoftë se Beogradi zyrtar nuk i dëgjon edhe serbët tjerë dhe jo vetëm Listën Serbe./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë