Ministria e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka lansuar programin për kompensimin e viktimave të krimit.
Gjatë lansimit të këtij programi, ministrja Hoxha theksoi se viktimat së paku duhet të përkrahen moralisht dhe të mos mendojnë se krimi mbizotëroi mbi njerëzoren.
Hoxha tha, “puna dhe procesi për kompensim të viktimave të krimit, ka filluar vite më parë, ku Ministria e Drejtësisë, në Planin Zhvillimor Strategjik për vitin 2012-2016, kishte paraparë që të rregullohet kjo çështje”. Për rregullimin e kësaj çështje, Ministria e Drejtësisë ka vepruar në pajtim me mandatin e përcaktuar më legjislacionin në fuqi, fillimisht duke analizuar me hollësi çështjen e kompensimit të viktimave të krimit dhe me pas ka hartuar dhe miratuar Koncept Dokumentin, nga i cili ka rrjedhë Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, i cili është miratuar në vitin 2015.
“Programi të cilin po e lansojmë sot, ju garanton mundësi për kompensim viktimave të krimit, përkatësisht viktimave të veprave penale si: vrasja; trafikimi me njerëz; dhunimi; keqpërdorimi seksual i fëmijëve; si dhe veprat penale që bien brenda përkufizimit të dhunës në familje sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje”, tha ministrja Hoxha.
Hoxha, iu drejtua qytetarëve të Republikës së Kosovës duke u bërë thirrje të gjithëve që të ngritin zërin kundër krimit, kundër të keqes dhe të mos kenë frikë. Zëri i viktimave të krimit le të jetë zëri i të gjithë neve për drejtësi dhe barazi, për vlerat kundër të këqijave, për paqen dhe barazinë kundër krimit dhe padrejtësive.
“Si përgjegjës duhet të ndërmarrim masat që t’i mbrojmë viktimat e krimit me të gjitha mjetet institucionale .Ata do ta kenë përkrahjen tonë. U bëjë thirrje të gjithëve që ta ngritin zërin kundër krimit. E drejta për të parashtruar kërkesë për kompensim po fillon, andaj inkurajoj që viktimat për të cilat ka përfunduar procesi gjyqësor t’i drejtohen komisionit për kompensim të viktimave”, ka theksuar ajo.
./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj