LAJMI I FUNDIT:

Veshje të reja plot ngjyra dhe stil, Blerina Kllokoqi Rugova flet rreth koleksionit më të ri (Foto)

Veshje të reja plot ngjyra dhe stil, Blerina Kllokoqi Rugova flet rreth koleksionit më të ri (Foto)

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova është në përgatitje të koleksionit të saj më të ri pranverë/verë, të cilin do ta promovojë më datë 14 qershor.

Në një intervistë për Telegrafin, kreatorja e njohur rrëfen për punën e vazhdueshme të saj dhe stafit për veshjet e këtij koleksioni të ri, për të cilin kanë punuar gjatë dhe me përkushtim.

“Kemi kohë që po punojmë për këtë koleksion të ri, një vit e pesë muaj punë të vazhdueshme më saktësisht, ndërsa në tërësi realizimin e kemi përfunduar më 6 maj. Kemi mbi 60 veshje të punuara dhe si çdo herë lokacioni ku do të bëjmë promovimin është befasi, njashtu siç do të jetë dhe titulli”, tha Blerina Kllokoqi Rugova për Telegrafin.


Blerina Kllokoqi – Rugova

Në vazhdimin e bisedës, Blerina tregon edhe për të veçantat e koleksionit të ri, si dhe ngjyrat në të cilat ajo është fokusuar më shumë këtë herë.

“Këtë vit kemi shumë risi në këtë koleksion, ku jemi fokusuar më shumë tek pantallonat në stilin “BKR”. Ndërsa sa i përket ngjyrave, kemi një harmoni të tyre, por që më shumë mbretërojnë ngjyrat pastel”, tregon më tej kreatorja.

Të realizosh një koleksion në tërësi është një punë mjaft e lodhshme. Për Telegrafin, Kllokoqi-Rugova thotë se koleksionit i janë përkushtuar mjaft, por që edhe në fund rezultati ka qenë më se i kënaqshëm: “Mund të them se ka qenë një punë e lodhshme, ndoshta më shumë se çdo herë tjetër, sepse ka qenë sfidë t’i kthesh veshjet që ndihen si veshje aspak femërore, t’i kthesh në veshje shumë elegante dhe shumë feministe”.

Në promovimin e koleksionit të ri nuk do të mungojnë edhe fytyrat publike, të cilat i japin një tjetër shije prezantimit të këtyre veshjeve unike. Stilistja i konsideron ata si mbretërit e asaj nate.

“Po, për koleksionin e ri të “BKR” do të jenë mbi 25 fytyra publike, do jenë mbretërit e asaj nate, sepse janë ata që na motivojnë dhe japin vullnet. Frymëzimi jonë”, thotë për Telegrafin, Blerina Kllokoqi Rugova.

Duke qenë një nga markat më të mira në vend, natyrisht që edhe kostoja e veshjeve pritet të jetë pak e lartë, por në fakt “BKR” konkurron me çmimet më të ulëta në Evropë, duke iu dhënë të gjithë mundësinë që duan të blejnë një veshje të kësaj marke, ta kenë atë në dollapin e tyre për një çmim të arsyeshëm.

“Ne jemi me çmimet më të ulëtit në Evropë, për kualitetin dhe cilësinë që bendi jonë ofron” shprehet Blerina.

E freskët dhe natyrale, Blerina Kllokoqi Rugova shkëlqen pranë bashkëshortit (Foto)
Lexo po ashtu E freskët dhe natyrale, Blerina Kllokoqi Rugova shkëlqen pranë bashkëshortit (Foto)

Më 14 qershor bëhet promovimi i këtij koleksioni të ri, ndërsa për Telegrafin, Blerina Kllokoqi Rugova tregon disa detaje nga sfilita që do të prezantojë veshjet e reja.

“Edhe këtë herë jemi përgatitur që të organizojmë një event spektakolar, me shumë risi dhe aktivitete kulturore. Do jenë mbi 65 modele që do prezantojnë veshjet tona, dhe sigurisht që gjithë eventi do të përcillet me një after party”, përfundoi rrëfimin e saj stilistja e njohur.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa nga veshjet që pritet të prezantohen në këtë koleksion të ri dhe mjaft të veçantë të stilistes shumë të pëlqyer Blerina Kllokoqi Rugova. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

Për nënat
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Kalo në kategori