LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Erdoğan, sërish Kryetar i Përgjithshëm i AK Partisë

Presidenti Erdoğan, sërish Kryetar i Përgjithshëm i AK Partisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm u zgjodh kryetar i përgjithshëm i AK Partisë duke marrë votat e 1.414 delegatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Votimi për kryetar të përgjithshëm në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të AK Partisë u zhvillua në pallatin e sporteve në Ankara.

Kryetari i Këshillit, Hayati Yazıcı, ka njoftuar se sipas rezultateve nga 1.470 delegatë kanë votuar 1.417 nga të cilët 1.414 vota janë të vlefshme ndërsa 3 vota të pavlefshme.


Yazıcı, ka njoftuar se presidenti Erdoğan u zgjodh për kryetar të përgjithshëm duke marrë të gjitha votat e vlefshme.

Në këtë mënyrë Erdoğan i cili pasi u zgjodh president postin e kryetarit të përgjithshëm ia dorëzoi Ahmet Davutoğlu në kongresin e parë të jashtëzakonshëm i cili u mbajt më 27 gusht 2014. Ai sërish pas 998 ditësh ka marrë përsëri detyrën e kryetarit të përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).