LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës për votim

Vetëvendosje kërkon zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës për votim

Lëvizja Vetëvendosje dje ka dërguar një kërkesë me shkrim drejtuar KQZ-së duke kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrim për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.

“Formalisht e drejta dhe mundësia për pjesëmarrje në votim ju njihet me ligj, praktikisht ju bëhet e pamundur për shkak të afatit të shkurtër për regjistrim dhe mungesës së informimit të votuesve për mënyrën e regjistrimit dhe votimit”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje thotë se, ngjashëm si në zgjedhjet e kaluara, periudha e regjistrimit prej 15-22 maj është tejet e shkurtër për t’u njoftuar, përgatitur dhe dërguar dokumentacionin e nevojshëm për të gjithë ata që janë të interesuar të votojnë përmes postës.


“Edhe më të pamundur e bënë fakti, që gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur gati se fare fushatë zyrtare të informimit të qytetarëve jashtë vendit mbi mënyrat, afatet dhe kushtet e regjistrimit për të votuar. Procesin e regjistrimit edhe ashtu e ka dëmtuar edhe më shumë fakti se gjatë gjithë kohës ka pasur njoftime deri në konfirmimin zyrtar se email adresat zyrtare të KQZ-së, në të cilat dërgohen aplikacionet kanë pasur probleme teknike deri në mosfunksionim të plotë me orë të tëra”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Insajderi.

“Prandaj, duke pasur parasysh të gjitha këto, kërkojmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që në përputhje me përgjegjësitë e saj dhe mbështetur në parimet dhe standardet më të mira ndërkombëtare për një proces gjithëpërfshirës dhe ku e drejta e votës garantohet dhe u mundësohet  të gjithë votuesve, kërkojmë që afati i regjistrimit të votuesve jashtë vendit, që është vendosur të përfundoj me 22 maj, të shtyhet deri me 25 maj 2017”, përfundon komunikata.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori