LAJMI I FUNDIT:

Matoshi godet kundërshtarët: Opozitarizmi i LDK-së, mbron zyrtarët e lartë për fotokopje

Matoshi godet kundërshtarët: Opozitarizmi i LDK-së, mbron zyrtarët e lartë për fotokopje

Kandidati i AAK-së për deputet, Halil Matoshi, është përfshirë në debatin rreth akuzave të LDK-së për “koalicionin e territ” duke thënë se Partisë së Mustafës i janë fikur dritat.

LDK  reagoi mbrëmë, duke thënë se Haradinaj kërcënoi zyrtarët e Shtetit me dëbim posa të vijnë në pushtet.

Matoshi duke komentuar paralajmërimin e Ramush Haradinajt se do të largohen të gjithë zyrtarët e Shtetit që nuk punojnë si duhet, ka thënë se Haradinaj ka kërcënuar vetëm dembelët dhe të padijshmit por jo edhe punëtorët.


Postimi i plotë i Matoshit:

“Nisi opozitarizmi i LDK-së – mbron zyrtarët e naltë për fotokopje!

Derisa LDK ishte në pushtet me PDK-në pasqyrat e propagandes së tyre gjithçka po lulëzonte, sëkëndejmi po lulëzonte edhe ekzodi, fukarallëku dhe nepotizmi, e tash që nuk është vet në pushtet përnjëherësh “u err”!

Kësaj i thuhet errësim i mendjes.

LDK ka nisur tashmë opozitarizmin e saj ngase ende pa u kry zgjedhjet e parakohëshme dhe pa u ndërtuar institucionet demokratike ka nisë të kritikojë pushtetin e ardhshëm.

Partia që vlen si institucionaliste LDK, mbron zyrtaret e nalte per fotokopje, derisa BE-ja kërkon pergjysmim të administratës publike në vend…

Zotimin e Kryeministrit Ramush haradinaj se ka me kërku punë me etikë e profesionalizëm nga këta zyrtarë dhe për heqjen e këtyne “titujve” e ofiqeve skandaloz e primitivë – qe fyejnë secilin qytetar dhe vet idenë e shtetit – LDK e quan “kercënim dhe dhunë” ndaj administratës së shtetit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka të drejtë me kerku nga zyrtarët e shtetit punë efektive dhe pergjegjshmëni dhe në asnjë rast ai nuk u kërcënu se do t’i hedh në rrugë punëtorët e zellshëm të administratës por “Dembelat e Stambollit” dhe dhe të padijshmit …

P.S.

LDK e quen koalicion te territ koalicionin e ri PDK+ AAK e Nisma, sepse vertetë partisë së retorikave demagogjike i janë shymë dritat!”,(sic.) ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/

LDK, Haradinajt: E ke humbur arsyen!
Lexo po ashtu LDK, Haradinajt: E ke humbur arsyen!