LAJMI I FUNDIT:

Fillon festivali i 17-të ‘Dritare drejt filmit italian’

Fillon festivali i 17-të ‘Dritare drejt filmit italian’

Me filmin dramë nga viti 2014 ‘Akabadora’ në regji të Enriko Pau, sonte në Kinotekën e Maqedonisë do të fillojë festivali i 17-të ‘Dritare drejt filmit italian’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalim do të mbajë profesori në Universitetin në Salerno, Alfonso Amendola, njofton AIM.

Festivali do të zgjasë deri më 23 maj kur do të shfaqeb edhe pesë filma nga kinematografia e re italiane. Nesërmbrëma në program është komedia ‘Më falni që ekzistoj’ e Rikardo Milani nga viti 2014, ndërsa të premten trileri ‘Me dy të mbyllur’ e Xhuzepe Petito nga viti 2015.


Filmat janë me përkthim në gjuhën maqedonase, ndërsa projeksionet fillojnë nga ora 20:00. /Telegrafi/