LAJMI I FUNDIT:

Të reshurat e shiut shkaktuan dëme në qytetin e Kumanovës

Të reshurat e shiut shkaktuan dëme në qytetin e Kumanovës

Reshjet e shiut kanë përfshirë thuajse gjithë Maqedoninë. Reshjet, më të dendura kanë qenë në rajonin e Kumanovës, ku ka pasur edhe reshje të shumta të breshrit. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza në Kumanovë reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar probleme serioze por apelojnë që qytetarët në rast të dëmeve, të njëjtat ti paraqesin në këtë institucion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas disa pamjeve të publikuara nëpër rrjetet sociale, fshati Sllupçan i komunës së Likovës ka qenë i mbuluar nga reshjet e breshrit. Gjithashtu, edhe në disa pjesë të qytetit të Kumanovës ka pas ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të deftekeve në rrjetin elektrik.

Ndërkohë, nga Enti hidromteorologjik paralajmërojnë reshje shiu edhe gjatë ditës së nesërme të përcjell me erë dhe bubullima, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit. Reshjet të shiut ka pasur pothuajse në të gjitha pjesët e Maqedonisë./Telegrafi/