LAJMI I FUNDIT:

Emmanuel MacronI duhet të ndihmohet, jo t’i jepen mësime

Emmanuel MacronI duhet të ndihmohet, jo t’i jepen mësime

Franziska Brantner

Zgjedhja e Emmanuel Macronit nuk kishte pak orë që kishte përfunduar, e që para betimit si president e hyrjes në Pallatin Élysée erdhën menjëherë këshillat për Macronin nga partneri në anën e Rinit: Jo bashkim i borxheve, jo politikë shpenzimesh pa kuptim, jo trajtim special për Francën. Këtë ton kishin këshillat e politikanëve nga Unioni apo FDP-ja për presidentin e ri.

A e kuptoni çfarë po thoni? Ende nuk ka kaluar gëzimi për zgjedhjen e 39-vjeçarit të lëvizjes “En Marche” me një kurs të qartë proevropian, i cili praktikisht pengoi rrënimin e BE-së nga Marine Le Pen, fillon grindja, tregohen kartoni i verdhë apo vija e kuqe. Ndërkohë që për Gjermaninë tani bëhet fjalë, që së bashku me Francën të zhvillojë ide të reja për Evropën. Në vend të tregohet me gisht, duhet të dëgjohet njëherë, se çfarë ka për të thënë Macron – këtë ta kërkon arsyeja dhe respekti.


Bashkëkombës të mi të dashur: jepini të paktën ato 100 ditët, që i jepen çdokujt që ngjitet i ri në një post. Apo doni që Macroni që në fillim të përplaset keq, të bjerë nën presionin si të populistes së djathtë, Marine Le Pen, ashtu edhe të majtistit Jean-Luc Mélenchon? Jo, kjo nuk është as në interesin evropian dhe as atë gjerman.

Përgjegjësit në Berlin dhe Bruksel duhet që idetë reformuese të Macronit t’i shohin pozitivisht, të jenë të hapur ndaj tyre. Po ashtu – me Parisin duhet folur si i barabartë. Të paktën, Angela Merkel ka bërë të ditur se së bashku me Francën do të zhvillojnë iniciativa për investime dhe forcim të eurozonës. Emmanuel Macron ka bërë propozime se si do duhet të jetë një BE më demokratike, më solidare, më e qëndrueshme, që gjen rrugët e daljes nga kriza. Edhe në Gjermani shumë vetë duan një Evropë më të mirë, më solidare. Ky do të jetë kushti për rivitalizimin e motorit gjermano-francez, që ngec prej vitesh.

Mekanizmat e shpëtimit të euros u krijuan jashtë marrëveshjeve evropiane në fuqi. Ato nuk gëzojnë kështu legjitimitetin demokratik, dhe mungon kontrolli efektiv parlamentar. Le të krijojmë një aleancë të parlamenteve! Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (ESM) duhet më në fund të kthehet në një fond valutor të Evropës, që ndodhet nën kontrollin demokratik të Parlamentit Evropian. Ky është një sinjal i qartë për ata, që nuk janë anëtarë të euros: Forcimi i eurozonës nuk drejtohet kundër jush!

Macroni mbron idenë e një buxheti të përbashkët për eurozonën. Një nismë me kuptim! Një buxhet i tillë duhet të mundësojë investime për ide innovative të përbashkëta dhe të mbështesë në rast nevoje vendet me probleme.

Momenti i duhur ka ardhur! Brexit ka bërë të zgjohen shumë evropiane dhe evropianë. Në Austri u bë president, një evropian i bindur, Alexander Van der Bellen, në Holandë të Gjelbrit arritën me një kurs proevropian të marrin një rezultat rekord. Gati çdo javë mijëra qytetarë ndjejnë “Pulsin e Evropës” duke marrë pjesë në lëvizjen gjithëevropiane.

Në Evropë mund të ecësh përpara vetëm i bashkuar! Veprimet e njëanshme të çojnë në izolim, nacionalizmit të ringjallur duhet t‘i përgjigjemi të vendosur. Ne duhet të vazhdojmë rrugën bashkë me partnerët evropianë: Drejt një Evrope, që mund t’u dalë ballë sfidave ndërkombëtare.

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Kalo në kategori