LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë komunikacioni në Vlorë

Aksident i rëndë komunikacioni në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës, teksa dy makina janë përplasur drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

Nuk dihet ende se cilat ishin shkaqet që çuan në këtë përplasje gati fatale për makinat, por polica po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të përfshirë në aksident janë dy qytetarë që siç raportojnë qytetarët për JOQ nuk kanë marrë dëmtime serioze edhe pse njëri prej tyre është plagosur më rëndë dhe është nisur për spital, bëhet e ditur që është jashtë rrezikut për jetën.


Përshëndetje JOQ! Një aksident i llahtarshëm sapo ndodhi në Vlorë, ku dy makina u bënë përshesh me njëra-tjetrën. Nuk ka të vdekur fatmirësisht vetëm dëmtime të lehta, por njëri nga të aksidentuarit u çua në spital. Ishte një skenë që nuk u besuam syve, sepse makinat iu sulën njëra-tjetrës dhe ja si përfunduan”, përfundoi qytetari.

Vlora u përfshi nga një aksident i tillë automjetesh dhe banorët thonë se që kur kanë filluar punimet për Lungomaren aksidentet janë shtuar në qytet.