LAJMI I FUNDIT:

Hapet Pavijoni i Maqedonisë në Bienalen e 57-të të Venezuelës

Hapet Pavijoni i Maqedonisë në Bienalen e 57-të të Venezuelës

Në hapësirën prestigiioze ekspozuese Arsenale në Venecia, dje solemnisht është hapur pavijoni i Maqedonisë në kuadër të edicionit të 57-të të revysë më të madhe dhe më prestigjioze internacionale të artit në botë – Bienalja e Venecies, kumtoi Ministria e Kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në promovimin solemn të përfaqësuesit të sivjetshëm nacional, projekti “Red carnival” (Karnavali i kuq) i artistit me renome Tome Axhievski, mes shumë të ftuarve, ishin të pranishëm edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe konsulli i Republikës së Maqedonisë në Venecie, Ashim Zakirovski. Hapja solemne është përcjellë nga ana e një numri të madh të vizitorëve, mes të cilëve edhe përfaqësues të vendeve-pjesëmarrëse nga rajoni.

Republika e Maqedonisë prezantohet në Bienalen e Venecies për të 12-n herë me radhë dhe prezanton projekt inovativ dhe kompleks medial, njofton AIM.


Bienalja e Venecies është një nga manifestimet më të vjetra dhe më prestigjioze evropiane dhe për opinionin do të hapet nga 13 maji deri më 26 nëntor. Në Bienale artin e tyre e prezantojnë 57 vende nga mbarë bota përmes pavijoneve nacionale, ndërsa ekspozohen qindra autorë. /Telegrafi/