LAJMI I FUNDIT:

Januzi: Kosova përafron politikat e përbashkëta bujqësore me BE-në

Januzi: Kosova përafron politikat e përbashkëta bujqësore me BE-në

Zëvendësministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka marrë pjesë në Konferencën Ministrore Ndërkombëtare me temën “Bujqësia e lirë nga Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ), një shans për zhvillimin rural në Evropën Qendrore dhe Juglindore”, e cila është mbajtur në Vjenë dhe është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, Mjedisit dhe Menaxhimit të Ujërave të Austrisë.

Me këtë rast, zëvendësministri Vezir Januzi, duke njoftuar të pranishmit për të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe për përafrimin e ligjeve në harmoni me ligjet e BE-së, ka treguar se tashmë edhe Kosova ka filluar të hartojë ligjet bujqësore në të cilat ndalon prodhimin përmes organizmave të modifikuar gjenetikisht.

“Korniza ligjore aktuale e BE-së lejon vendet anëtare të saj të kufizojnë ose ndalojnë kultivimin e OMGJ-ve në territoret e tyre. Në këtë drejtim Kosova si vend kandidat për integrim në BE është plotësisht e angazhuar drejt përafrimit të legjislacionit të saj me Acquis Communautaire, ku edhe ne si MBPZHR po zhvillojmë politikat në përputhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore, orientimet dhe prioritetet e Komisionit Evropian”, ka thënë zëvendësministri Januzi.


Ai ka treguar se si shtet i ri janë të përkushtuar të ndjekin kornizën ligjore të KE-së për çështjen e OMGJ-ve dhe me këtë rast ai i ka njoftuat të pranishmit në konferencë se tashmë në Projektligjin e ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural e kanë ndaluar prodhimin me këta organizma dhe aktivitetet tjera që ndërlidhen me ta.

“Bujqësia e lirë pa OMGJ krijon një numër mundësish në prodhimin bujqësor dhe zhvillimin rural dhe ne duhet të përpiqemi t’i përdorim ato. Në këtë drejtim do të doja të përmendja për shembull bujqësinë organike për shkak të kërkesës së saj të vazhdueshme në tregje dhe për rolin e saj në mbrojtjen e mjedisi”, ka thënë Januzi.

Në këtë konferencë dyditore kanë marrë pjesë ministra të bujqësisë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori