LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i Kosovës vodhi 710 mijë franga nga firma ku punonte, i bëri “rrush e kumbulla” në bixhoz

Shqiptari i Kosovës vodhi 710 mijë franga nga firma ku punonte, i bëri “rrush e kumbulla” në bixhoz

Një ndihmëstrajner në një klub futbolli të Bazelit, një shqiptar me prejardhje nga Kosova, ka përvetësuar pa të drejtë një shumë prej 700 mijë frangash nga punëdhënësi i tij – një bashkësi e madhe sigurimesh. Sot, në një gjykatë në Bazel, ai është dënuar me 20 muaj me kusht për një kohë provuese prej dy vitesh, shkruan tvbasel.ch. Por, ai po ashtu duhet të paguajë të gjithë shumën e përvetësuar pa të drejtë. Këtë, me ratat prej 500 frangash në muaj, i bie ta paguajë në 120 vitet e ardhshme! Veç kësaj, kosovari 27-vjeçar duhet të paguajë 7000 franga për shpenzimet e hetimeve dhe 2000 të tjera për shpenzimet e gjykimit.

Fajin për vjedhjen e kësaj shume kaq të madhe e ka varësia e të riut ndaj lojërave të fatit, transmeton albinfo.ch.

Ai ka punuar në një kompani sigurimesh shëndetësore e cila e ka përzënë nga puna pikërisht sot një vit (11 maj 2016), pasi ka konstatuar se ai e ka vjedh plot 710 mijë franga.


Shqiptari “ka shfrytëzuar në mënyrë të paturpshme: aftësitë e tij në fushën financiare”, thuhet në tekstin e vendimit gjyqësor. Më tutje aty thuhet se kosovari ka përpiluar fatura të rrejshme pesëshifrore (mbi 10 mijë franga secila) për fondin e sigurimit shëndetësor për të cilin punonte. Ato i adresonte te të afërm dhe të njohur të tij të cilët ishin të siguruar në fondin e njëjtë. Ata pastaj ia jepnin atij pjesën më të madhe të parave të përfituara në këtë mënyrë.

Me këto shuma parash ai ka larë borxhet e varësisë nga bixhozi dhe ka financuar stilin e tij luksoz të jetës.

Kur tashmë gjithçka u zbulua, 27-vjeçari u paraqit vetë para Prokurorisë Shtetërore. Por, pasi që në fillim ai kishte kundërshtuar çdo përfshirje në vepër, ishte marrë në paraburgim dhe kishte qëndruar 38 ditë aty. Më vonë ai është treguar koperativ.

“Më vjen keq për atë çfarë kam bërë dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë më”, ka thënë ai që tregon se po shkon në një terapi për varësinë e tij nga bixhozi dhe se ka gjetur punë në një autoshkollë.

“Edhe martesa e ka mbijetuar krizën”, thotë ai.

Prokuroria, krahas tij ka paditur edhe shtatë të tjerë si bashkëpunëtorë. /albinfo.ch/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori