LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Zgjedhjet janë edhe arsyetim për shtyrjen e formimit të Asociacionit

Vulin: Zgjedhjet janë edhe arsyetim për shtyrjen e formimit të Asociacionit

Zgjedhjet në Kosovë do të jenë edhe një arsyetim për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nuk kishim zgjedhje deri tash e Asociacioni nuk formohej. Zgjedhjet do të jenë veç arsyetim”, ka thënë ministri i Punës i Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë një vizite në qendrën për pranimin e migrantëve në Suboticë.

Vulin me këtë rast ka kritikuar edhe ish-shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, të cilin e bën përgjegjës për bombardimin e Serbisë nga NATO.


“Më me rëndësi është të dimë se kë ka përfaqësuar Walkeri”, ka shtuar ai. /Telegrafi/