Max Brym
Profesori Ervin Levin nga Berlini para pak kohësh ka publikuar një biografi për komunistin, patriotin dhe intelektualin shqiptar – Koço Tashko. Libri është një kontribut shumë i rëndësishëm, nëse duam ta kuptojmë historinë e re shqiptare.
Biografia shpërfaq jetën dhe personalitetin e pakorruptueshëm të Tashkos, i lindur në vitin 1899 në Egjipt. Në vitet njëzeta të shekullit XX-të ka studiuar ekonomi dhe administrim publik në SHBA, ndërkaq për shkak të qëndrimit të tij, si i pakorruptueshëm, do të bëhej viktimë e stalinizmit shqiptar.
Autori na e ka sjell një biografi shkencore, ku nuk ia thotë “këngës për heroin”, por na e sjell jetën dhe portretin e një patrioti dhe komunisti progresiv.
Si djalosh, Koço Tashko, mbështeste plotësisht, si edhe shumë të tjerë në SHBA, Revolucionin Demokratik të Fan Nolit. Qeveria e Fan Nolit mori pushtetin në Shqipëri pas vrasjes së patriotit Avni Rrustemi, në pjesën e parë të vitit 1924. Kjo Qeveri, të cilën Koço Tashko i ri, i angazhuar në përfaqësinë diplomatike shqiptare në SHBA, faktikisht në cilësinë e zëvendësambasadorit, ishte pozicionuar për thyerjen e strukturave dominuese feudale në Shqipëri. Ishte përgatitur për reforma agrare në dobi të bujqve të varur dhe fshatarësisë së varfër.
Kundërrevolucioni i organizuar dhe udhëhequr nga Ahmet Zogu shënjonte fundin e vitit 1924, por edhe fundin e reformave demokratike në Shqipëri. Me ndihmën e qeverisë së atëhershme jugosllave, me ushtarë serbë dhe ushtarë tjerë të cilët në Rusi atëbotë kishin qenë në anën e “Të bardhëve” (Armata e Vrangelit), qe rrëzuar qeveria legjitime demokratike e Fan Nolit.
Koço Tashko, në fillim, me të drejtë, nuk ishte angazhuar në kuadër të emigracionit të majtë shqiptar në SHBA. Profesori Ervin Levin na e paraqet plot plasticitet se si i talentuari Koço Tashko, nga një demokrat revolucionar, ecën drejt transformimit në një komunist. Në mënyrë shumë precize dhe me saktësi të veçantë, autori na i prezanton përpjekjet e “Internacionales Komuniste” të asaj kohe, për ta krijuar në Shqipëri një parti të organizuar komuniste. Por, ky qëllim, për shkak të prapambetjes së theksuar ku ishte Shqipëria dhe natyrisht një shtrese e hollë e klasës punëtore që kishte atëbotë – edhe pse kishte greva, sidomos në sektorin e nxjerrjes së naftës dhe gazit – ishte vështirë i realizueshëm.
Koço Tashko, ngjashëm si edhe “Internacionalja Komuniste” që nga themelimi i saj, ishte angazhuar për një lidhje të luftës për çlirim social e nacional njëkohësisht. Për Koço tashkon njëra betejë pa tjetrën nuk mund të fitohej. Folësi i disa gjuhëve – arabishtes, gjermanishtes, frëngjishtes, anglishtes dhe rusishtes – Koço Tashko, ishte shndërruar ndërkohë në njërën prej figurave qendrore në orientimin e së majtës brenda emigracionit shqiptar. Prej vitit 1930 deri në vitin 1932, kishte ndjekur kurse studimi për kuadrin politik në Rusi. Më pas ai jeton pjesërisht në Francë – punonte për “Ndihma e Kuqe Ndërkombëtare” (organizatë me karakter humanitar) – dhe provonte prej andej të ndikojë në bashkimin e grupeve të përçara komuniste në vend.
Në vitin 1937 Koço ia arrin që të kthehet në Shqipëri. Atje ai do të ketë përballje të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e rrymave të ndryshme të kësaj lëvizjeje, sidomos në Korçë, Shkodër dhe gjetkë; natyrisht, të kësaj kohe janë edhe takimet e tij me figurën drejtuese prej komunisti të Ali Kelmendit. Në raport me këto ballafaqime nuk është e thënë që të ndajmë gjithmonë mendimet e autorit, që shkojnë në dobi të Koço Tashkos. Sidoqoftë, në këtë libër ka mundësi të mësojmë shumë për orientimet e ndryshme që ekzistonin tek grupet e ndryshme komuniste në Shqipëri e që vazhdonin të ishin ende të pabashkuar.
Tashko do të përshkruhet e paraqitet këtu edhe si njeri praktik, i cili, për shembull, këmbënguli për faktin që zyra, e cila udhëhiqte me komunistët në Shqipëri, të bartej nga Franca në Greqi. Ai e arsyetonte këtë edhe me nevojën për komunikime më të shpejta, por edhe me nxitjen për shpërndarjen e literaturës së nevojshme që do të ishte investim kundër diktaturës autoritare në Shqipëri, e cila bashkë me mbretin Zog ishte arratisur. Ai gjykonte se kryengritja kundër fashizmit dhe pushtuesve duhej të kishte një përfshirje të gjerë, por për këtë ajo duhej ta kishte një bazë aktive. Përherë e më shumë Koço Tashko përballej me faktin se fashizmi italian në vitin 1941 kishte manipuluar me zëvendësimin e çizmes serbe në Kosovë, duke e cilësuar pushtetin fashist si çlirimtar.
Koço Tashku e kishte të qartë se ku bazohej propaganda fashiste në Kosovë, prandaj angazhohej për adresimin e saj të mirëfilltë. Ai kërkonte që komunistët të shprehen dhe angazhohen pa ekuivoke për unitetin e kombit shqiptar në dy rrafshe: në atë social dhe demokratik. Përherë ai paralajmëronte për dëmet e mundshme nga internacionalizmi abstrakt.
Në nëntor të vitit 1941 qe bërë i njohur akti i formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në realitet, ky akt është një fakt historik dhe ironik, për faktin që pikërisht Koço Tashko do të angazhohej që Enver Hoxha të zgjidhej në Politbyro – personi që më pas do të shndërrohet në një diktator tipik alla Stalin i Shqipërisë.
Tashko gjithashtu do të angazhohej për një udhëheqje të re, me qëllim që “klika e vjetër” që i kishte mbajtur të mbyllur dhe përçarë grupet komuniste, të merrte fund. Megjithatë, askush nuk e shihte tek figura e Enver Hoxhës liderin e ardhshëm të Partisë Komuniste Shqiptare.
Ai do të zgjidhej në Komitetin Qendror. Ishte i ngarkuar special për të mbajtur lidhje me forcat nacionaliste që po dëshmonin rezistencë antifashiste. Në këtë kuadër, gjithnjë e më shumë Koço Tashkos i binte puna të kishte komunikim me Miladin Popoviqin, i cili zyrtarisht ishte këshilltar për komunistët shqiptar.
Në dokumentet që i janë bashkuar librit si shtojcë më vete, është një raport i gjatë i Koço Tashkos që pasqyron përplasjet e tij me Popoviqin. Tashko e akuzon aty Popoviqin se nuk është angazhuar sa duhet në bashkimin, respektivisht unifikimin e kombit shqiptar në kuadër të luftës antifashiste. Në fakt, deri nga fundi i vitit 1943, Kosova ishte bazë e bashkëpunëtorëve fashistë që mblidheshin rreth Mustafa Krujës. Kjo ndodhte meqë në Kosovë nuk ishte ngritur organizata e pavarur e komunistëve shqiptarë me sqarim të qartë që nënkuptonte rrugën që do të ndiqej për bashkimin me Shqipërinë. Kjo gjendje kishte marrë fund tek atëherë kur qe organizuar Konferenca e Bujanit në fund të vitit 1943 dhe fillim të atij 1944.
Rol të ndjeshëm luante Koço Tashko edhe në Këshillat e Luftës Antifashiste deri në çlirimin e vendit në nëntor 1944. Pastaj, ai ishte anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, anëtar i Parlamentit dhe anëtar i Kryesisë së tij.
Shumë prej ligjeve, posaçërisht ai që kishte të bënte me reformën e tokës, pastaj ai për shpronësimin e bashkëpunëtorëve të nazifashisëtve dhe ai për investitorët e huaj, mbajnë firmën e Koço Tashkos.
Në mënyrë të veçantë, Tashko angazhohej për alfabetizimin e popullsisë në gjithë Shqipërinë. Që para thyerjeve me jugosllavët (1948), Tashko ishte kundër vasalitetit të Shqipërisë në raport me Beogradin. Deri në vitin 1948, monedha shqiptare, Leku, pothuajse ishte i lidhur dhe në varësi të plotë ndaj dinarit jugosllav. Pa pëlqimin e këshilltarëve jugosllavë nuk mund të bëheshin as investime të mëdha në Shqipëri. Tashko qortonte ashpër këtë varësi të plotë ndaj jugosllavëve dhe angazhohej për zhvillim vetanak të ekonomisë shqiptare, për bashkëpunim me shtetet tjera, mbi parimet e barazisë së plotë.
Atë e kishte goditur keq vetëvrasja e mikut të tij, ministrit të ekonomisë, Nako Spiro, në vitin 1947. Nako Spiro ishte akuzuar nga ministri i brendshëm, Koçi Xoxe, si antijugosllav, ndërkaq Enver Hoxha nuk qe solidarizuar me Spiron. Liri Belishova, një funksionare shumëvjeçare e lartë e partisë dhe gruaja e Nako Spiros, të cilën e kishte pyetur autori i librit në Tiranë, gjykonte se Enver Hoxha ishte bashkëpërgjegjës i drejtpërdrejtë për vetëvrasjen e burrit të saj.
Pas thyerjes me Jugosllavinë, më 1948, Koço Tashko për kohë të gjatë ishte zëvendësministër për Punë të Jashtme dhe një kohë ambasador në Moskë dhe në Sofje. Dëshmitarët e kohës sjellin kujtimet e tyre në këtë libër dhe pohojnë se Koço Tashko kurrë nuk shpërfaqte ndjesitë prej arrivisti për ngjitje në karrierë. Përkundrazi, ai mbeti deri në fund një njeri i ndershëm dhe intelektual me karakter dhe se ai gjithmonë i bazonte vlerat tek mendimii tij.
Ky karakter dhe ky qëndrim, nga fundi i viteve pesëdhjeta, e solli atë në kundërthënie me njerëz në Politbyro, por edhe me Enver Hoxhën. Tashko ishte drejtues i Komisionit të Kontrollit dhe Revizionimit. Në Komitetin Qendror ai refuzoi ndarjen me Bashkimin Sovjetik. Në shtator 1960 ai humbet të gjitha funksionet në parti. Pak kohë më pas i ishte anuluar edhe mandati i deputetit. Opozitari do të shtrëngohet deri në vitin 1969 të kalojë një jetë prej të internuari në skajet e Shqipërisë dhe në punë fizike të rënda. Edhe familja e tij qe internuar, respektivisht qenë larguar nga puna që bënin më herët. Kjo procedurë që ndiqej brenda Partisë ës Punës, pasqyrohet si një “Maskaradë komuniste”, e gërshetuar edhe me traditat arkaike të vendit. Pjesërisht, ajo doli në ndjekje të kundërshtarëve politikë, persekutimin e komunistëve, siç veprohej nën Mbretin Zog.
Familjet e komunistëve u thirrën në përgjegjësi kolektive. Në vitin 1969 Tashko dënohet me dënim të rëndë shumëvjeçar. Ai mbeti në burg deri në vitin 1980. Në burg qe maltretuar rëndë. Megjithatë ai mbeti i palëkundur. Tashko e deklaronte dhe e njihte veten tutje si komunist. Në vitin 1980 qe liruar si personi më i vjetër në burgjet e Shqipërisë. Ai vdiq në vitin 1984.
Biografia e autorit Ervin Levinit, i cili flet jashtëzakonisht mirë gjuhën shqipe, ka shumë vlera dhe shkon përtej gjakimit për një lexim të rëndomtë. Monografia nuk na rrëfen vetëm për personin e Koço Tashkos, por edhe për një pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare, ashtu si edhe për atë se ç’tragjedi ishte stalinizmi për Lëvizjen punëtore në rrafshin ndërkombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë