Merita Berisha – Prebreza
“Humb jetën një punëtor i ndërtimtarisë”, ky është vetëm njëri nga titujt e mediave që është shënuar në fillim të vitit 2017. Lajme të tilla janë bërë të shpeshta dhe zakonisht përmbyllen pa hulumtime shtesë dhe as reagime nga qeveria, ministria përkatëse apo Inspektorati i Punës. Kjo tregon se lëndimet e punëtorëve në vendin e tyre të punës, gjymtimi i tyre apo edhe humbja e jetës janë shpeshtuar në Kosovë. Siguria në punë vazhdon të mos jetë temë e debatit në diskursin e shoqërisë, megjithëse siguria lë shumë për të dëshiruar.
Ndërtimtaria është sektori ku më së shumti ka pësime me vdekje në vendin e punës, por nuk qëndrojnë më mirë as sektorët e tjerë. Sipas të dhënave të publikuara, vetëm në muajt e parë të këtij viti, gjashtë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Mungesa e sigurisë në punë lidhet edhe me mos respektimin e shumë ligjeve të tjera të cilat kërkojnë masa shtesë për punëtorët, sidomos në sektorët ku vendi i punës konsiderohet me rrezik më të lartë.
Ky është vetëm njëri nga hallet e punëtorëve kosovarë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Majit. Kjo ditë në gjithë botën manifestohet me protesta të punëtorëve të cilët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës dhe në raste të veçanta për më shumë të drejta. Në Kosovë, shënimi i kësaj dite, siç ishte traditë në sistemin e kaluar, bëhet duke festuar, pasi sindikatat nuk ia kanë dalë të mobilizojnë punëtorët që shënimin e Ditës së tyre ta shfrytëzojnë për më shumë sensibilizim e presion në thirrje të të drejtave e kushteve të tyre. Në sektorin privat sindikatat pothuaj nuk ekzistojnë, ndërsa sindikatat e tjera kryesisht i përfaqësojnë punëtorët e sektorit publik.
Pakënaqësitë më të mëdha shfaqen në sektorin privat, ku punëtorëve në të shumtën e rasteve u mungon edhe kontrata e punës e vlefshme. E mungesa e kontratës është pikënisja e shkeljeve të drejtave të punëtorëve, pasi atyre ju privohen të gjitha të drejtat që dalin nga Ligji i Punës. Studimi i Iniciativës Kosovarë për Stabilitet (IKS) – Puna dhe punësimi – tregon se ka një nivel të lartë të informalitetit në tregun e punës. Të dhënat që dalin nga studimi, tregojnë se informaliteti më i madh është në sektorin e ndërtimtarisë dhe bujqësisë.
E, punëtorët e sektorit privatë që kanë kontrata, në të shumtën e rasteve, përballen me telashe të tjera. Këto telashe kanë të bëjnë me punën me orar të zgjatur, pa kompensim, mungesën e pushimit javor, pushimit vjetor, vonesat e pagave, largimi nga puna pa paralajmërim etj.
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në pozitë shumë të pakënaqshme i gjene dhe gratë e Kosovës. Gratë përballen me shumë vështirësi për gjetjen e një vendi të punës. Në raportin “Hulumtimi i Perceptimit dhe Qëndrimeve të Qytetarëve për shtetin social”, të publikuar vitin e kaluar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, thuhet se punësimi në Kosovë është në favor të meshkujve. Sipas këtij raporti, më të prekurat nga papunësia në Kosovë janë gratë.
Rezultatet e hulumtimit të IKS-it janë konfirmuar edhe nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku tregojnë se punësimi tek gratë është vetëm 12.9 për qind. Në total, sipas ASK-së, shkalla e papunësisë në Kosovës është rreth 29 për qind. Për nivelin e lartë të papunësisë tek gratë (87 për qind e grave nuk janë në punë) është kritikuar Neni 49 i Ligjit të Punës, pushimi i lehonisë. Kjo e drejtë që i është dhënë grave në këtë ligj, ka pasur ndikim negativ në punësimin e gruas, kjo është konfirmuar edhe në raporte të Bankës Botërore. Duke shkelur ligjin e punës, shumë punëdhënës kanë aplikuar masa të ndryshme ndaj grave, sidomos atyre në moshë të re, me qëllim që t’i shmangen dhënies së pushimit të lehonisë.
Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit sadopak të gjendjes do të ishte fillimi i themelimit të sindikatave nëpër kompani private. Pra, shteti të bëjë obligative themelimin, përkatësisht ekzistimin e sindikatave brenda bizneseve të mëdha e të mesme, apo sektor të bizneseve, pasi kjo do të lehtësonte adresimin më të shpejtë të çështjeve si të punëtorëve ashtu edhe të punëdhënësve. Ndërsa, sindikata së bashku me një qytetari më aktive do të krijonin presionin e nevojshëm që ligjet e aprovuara që lidhen me punën e punëtorët të gjejnë zbatimin e duhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet