LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, caktoni kontrolle falas për fëmijët me probleme në të folur

Maqedoni, caktoni kontrolle falas për fëmijët me probleme në të folur

Nën moton ‘Tu ndihmojmë fëmijëve me probleme në të folur’, shoqata ‘Interaksion plus’ nga Shkupi organizon aktivitet të madh i cili do të zgjatë deri më 5 qershor 2017. Shoqata organizon kontrolle falas logopedike dhe defektologjike të fëmijëve të të gjitha moshave, kurse në veçanti të fëmijëve të cilët duhet të regjistrohen në klasë të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Theks të veçantë do tu kushtohet fëmijëve të cilët këtë vjeshtë do të shkojnë në shkollë. Ky aktivitet është përgatitor dhe është në prag të testimit parashkollor.

Qëllimi i aktivitetit është që të mos lihet anash asnjë fëmijë dhe të ketë sa më pak fëmijë me probleme në të folur.


Për informacione shtesë për qytetarët e interesuar mund të drejtohen në këto numra të telefonit: 071-973-362 dhe 078-245-484, çdo ditë pune prej ora 13:00 deri 20:00. /Telegraf/