LAJMI I FUNDIT:

Pavleski: Zvërlevski mund të pengojë zbardhjen e dhunës në Kuvend

Pavleski: Zvërlevski mund të pengojë zbardhjen e dhunës në Kuvend

Prokurori Publik, Marko Zvërlevski do t’i shkaktojë dëme të mëdha procedurës për zbardhjen e plotë të dhunës në Kuvend, thotë ish kryeprokurori Stevan Pavleski. Sipas tij, fakti që me këtë rast merren gjashtë prokurorë nuk do të thotë asgjë, duke marrë parasysh lidhjet e Zvërlevskit me policinë dhe kryesinë politike të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për Maqedoninë është fatkeqësi e madhe që prokurorë publik në këtë moment është Marko Zvërlevski, ndryshe vazal i dëshmuar policorë vitet e kaluara dhe ne nuk presim që ai të bëjë diçka reale ngase do të bëjë çmos që t’i zhvlerësojë dhe t’i diskualifikoj të gjitha veprimet kriminele që i pamë në televizion si qytetarë”, deklaroi Stevan Pavleski, ish prokuror publik i Maqedonisë./Telegrafi/