Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë.
Sipas një njoftimi, në kuadër të kësaj vizite, ministri Hoxhaj fillimisht është pritur nga anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlamentin norvegjez, përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, drejtuesit e fondit norvegjez “Norfund” dhe më pas ka mbajtur një prezantim në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare.
Po sipas njoftimit, thellimi i bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik kanë qenë disa nga çështjet kryesore që janë diskutuar në margjina të këtyre takimeve.
“Në takimet që kishim me anëtarë të Parlamentit të këtij vendi dhe me përfaqësues të tjerë të Qeverisë norvegjeze biseduam për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin politik, veçanërisht mbështetjen norvegjeze në sektorin e sigurisë dhe të ardhmen e Kosovës në NATO dhe po ashtu kemi biseduar për mbështetjen norvegjeze për ta anëtarësuar Kosovën në organizata ndërkombëtare, meqë anëtarësimet e tilla do të mbesin prioritet i lartë shtetëror për Kosovën. Ndërsa, vëmendje të veçantë do të ketë në të ardhmen edhe bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve tona, veçanërisht në sektorin e minierave dhe mineraleve”, ka thënë Ministri Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë