Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj, javën e kaluar mori çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë.
Ai thotë se gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar atje bashkë me një tjetër pjesëtar të FSK-së, ka folur për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Kemi folur shumë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sidomos për trajnimin që e kemi ndjekur këtu në Kosovë. Kemi folur shumë, aq shumë sa ndoshta ndonjëherë e kemi tepruar. Mirëpo shkollimi që ofrohet këtu, është një shkollim shumë i mirë”, është shprehur ai.
Ndërsa kur foli për akademinë që ndjeket në Kosovë dhe përvojën e tij në Britani, ai tha se është shumë i lumtur me nivelin që ta ofron FSK-ja.
“Dallimi i vetëm është që ne këtu shkollohemi për katër vite, që në të njëjtën kohë e studiojmë edhe një bachelor, atje shkollohesh vetëm për një vit dhe është krejtësisht në lëminë ushtarake. Përndryshe çelësi i suksesit tim në atë akademi është pikërisht shkollimi që unë kam ndjekur në qendrën për studime universitare. Dallimet e tjera janë resurset, nuk i kemi si ushtria britaneze. Mirëpo nivelet taktike, ku nuk kërkojnë resurse të mëdha, por logjikë, atëherë i kemi instruktorët shumë të përgaditur, por dhe kadetët janë shumë të motivuar që të punojnë. Mund të them që për rajon jemi lider, dhe jemi shembull si akademi ushtarake”.
Oficeri Hasanaj u shpreh se ne jemi të gatshëm ta kemi edhe ushtrinë tonë.
“FSK-ja gjithkund po prezentohet mirë, gjithkund po dëshmon që është një ushtri moderne, vetëm se emrin dhe misionin nuk e kemi. Ne i kemi arritur kapacitetet e plota qysh në vitin 2012, dhe do Zoti edhe ushtri do të bëhemi shumë shpejtë. Por që do të veprojmë si ushtri, aty nuk kam asnjë pikë dyshimi. Dhe gjithsesi që do ta formojmë një ushtri të mirë, dhe do t’na kenë lakmi gjithë rajoni”, u shpreh Hasanaj./Tribuna/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë