LAJMI I FUNDIT:

A mund të ndikojë ndërprerja e dialogut në integrimin evropian të Serbisë?

A mund të ndikojë ndërprerja e dialogut në integrimin evropian të Serbisë?

Nga Brukseli nuk ka asnjë informacion se si ndërprerja e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit pas arrestimit të Ramush Haradinajt do të reflektojë në integrimin evropian të Serbisë.

Kështu ka deklaruar shefja e ekipit negociator të Serbisë me BE-në, Tanja Mishçeviq.

E pyetur nëse Serbia mund të shpresojë për hapjen e kapitujve të ri nëse dialogu në Bruksel nuk do të vazhdojë deri në muajin qershor, ajo ka thënë për Televizionin N1 se për Serbinë është kusht vlerësimi i asaj çka është bërë deri më tanin në procesin e dialogut, transmeton Klan Kosova.


Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë gjatë muajit të shkuar me të cilën është pezulluar dialogu me Serbinë, deri në lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.

Ai u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004.