Qytetarët turq kanë votuar dhe miratuar me një shumicë të ngushtë ndryshimet e 18 neneve të Kushtetutës së vendit, një nismë që u mor pas grushtit të shtetit të vitit që kaloi.
Ja si do të jetë Turqia e re pas ndryshimeve kushtetuese:
Kryeministri
Me miratimin e referendumit, roli i Kryeministrit nuk do të ekzistojë më. Presidenti do të jetë kreu i ekzekutivit, përveçse edhe kreu i shtetit. Ai mund të emërojë dy ose më shumë zëvendës presidentë si dhe të gjithë ministrat.
Asnjë rol garancie
Presidentit nuk i duhet të marrë më një rol neutraliteti kundrejt politikës dhe mund të jetë në krye të një partie, ashtu si po ndodh praktikisht, qëkurse Erdogani u zgjodh president. Për shembull në këtë fushatë elektorale, Erdogani nuk është kursyer në reklamat elektorale dhe ka ftuar popullsinë të votojë pro.
Dekrete ekzekutive
Për herë të parë që nga lindja e Republikës turke, presidenti do të ketë kompetencën të përgatisë buxhetin, nxjerrë dekrete ekzekutive, zgjedhë pjesën më të madhe të gjykatësve të gjykatës kushtetuese, të emërojë kreun e shërbimit të fshehtë, të kontrollojë forcat e armatosura, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të shpërndajë Parlamentin (por në këtë rast është e detyrueshme thirrja e zgjedhjeve të reja). Të gjitha këto mund t’i bëjë pa miratimin e Parlamentit.
Parlamenti
Parlamenti do të humbasë fuqinë për të ngritur hetime ndaj ministrave dhe për të votëbesuar qeverinë. Por mund të kërkojë impeachment për presidentin, nëse do të ketë shumicën me dy të tretat. Numri i deputetëve do të rritet nga 550 në 600. Mosha për t’u zgjedhur deputet do të zbresë nga 25 në 18 vjeç.
Zgjedhjet
Zgjedhjet do të mbahen një herë në pesë vjet, nga një herë në katër vjet që mbaheshin deri më sot, dhe do të përkojnë me zgjedhjet për presidentin. Reforma e fikson votimin e parë në 3 nëntor 2019.
Të drejtat e njeriut
Nuk do të jetë e mundur të nxirren dekrete mbi ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut apo tema që modifikojnë një ligj ekzistues. Gjykatat do të duhet të vendosin nëse një dekret bie ndesh me një ligj ekzistues.
Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të ketë kompetencën që të vendosë për impeachment-in e presidentit, me kërkesë të Parlamentit. Por 12 nga 15 gjykatës do të emërohen nga vetë presidenti, dhe tre do të zgjidhen nga Parlamenti.
Gjykatat ushtarake
Gjykatat ushtarake do të eliminohen, përveç rasteve kur duhet të vendosin mbi sjelljen e ushtarakëve gjatë luftës. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë