Sot turqit votojnë në një referendum kontravers i cili do të mundësojë një zgjerim të madh të pushtetit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Gjithçka që duhet të dini:
Për çfarë vendos ky referendum?
Momentalisht, Turqia ka një sistem të bazuar tek parlamenti, ku Kryeministri është kreu i qeverisë ndërsa kreu i shtetit, Presidenti, ka pushtet politik të limituar.
Erdogan propozon të ndryshohet kushtetuta, në mënyrë që Turqia të ketë një presidencë ekzekutive. Kjo do të thotë që Presidenti të bëhet kreu i qeverisë dhe roli i Kryeministrit të “braktiset”.
Si do të jetë sistemi i ri?
E zëmë se ky plan i ecën Erdoganit. Presidenca do të transformohej nga roli ceremonial që ka, në një pozicion jashtëzakonisht të fuqishëm në krye të qeverisë.
Presidenti do të kthehej në liderin e qeverisë së vendit dhe do t’i jepej e drejta të caktonte ministrat.
Zbatimi i këtij sistemi të ri do t’i siguronte Erdoganit edhe të drejtën për të vendosur dy të tretat e gjyqtarëve kryesorë të vendit. Disa ligje do të mund të kalohen me dekret dhe do të kenë në duar fuqinë për të shpërndarë parlamentin dhe të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Parlamenti do të humbiste pushtetin që ka, përfshi këtu edhe fuqinë për të thirrur ministrat e kabinetit të paraqiten para komisioneve.
Çfarë argumentesh janë në dhënë në favor të këtyre ndryshimeve?
Presidenti Erdogan është shprehur se sistemi parlamentar turk shpeshherë dërgon vendin në koalicione të dobëta qeveritare, që nuk janë të afta të marrin vendime të rëndësishme.
Ai thotë se sistemi i ri do ta bënte qeverinë turke më të fortë, më decizive dhe më të aftë për të mbrojtur vendin nga kërcënime të jashtme si terrorizmi apo kërcënime të brendshme si kryengritjet kurde dhe grushtet e shtetit.
Erdogan thekson se sistemi që po propozon është i ngjashëm me atë të SHBA-ve dhe Francës, që kanë presidentë ekzekutivë.
Çfarë thonë kritikët?
Ata thonë se sistemi i ri i jep shumë fuqi presidentit dhe nuk ka balancë apo kontrolle demokratike që duhen për ta përmbajtur presidencën.
Kundërshtarët i tremben faktit se sistemi i ri mund të shkaktojë rritje të autoritarizmit, pasi presidenti do të ketë pushtet edhe mbi gjyqësorin, edhe mbi legjislativin.
Ata i tremben edhe vetë Erdoganit. Me një sistem të tillë, atij i jepen mundësi reale që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029. Duke marrë parasysh se ai u bë fillimisht Kryeministër në vitin 2003, kjo do ta lejonte atë të ishte në krye të Turqisë për 26 vite.
Kush e mbështet dhe kush e refuzon këtë sistem të ri?
Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij konservatore “Partia për Drejtësi dhe Zhvillim” si iniciatorë të këtij referendumi, janë një “votë” pro. Ata mbështeten nga lidershipi i partisë “Lëvizja Nacionaliste”, një parti e vogël ultra-nacionaliste.
Ata që e refuzojnë këtë fushatë udhëhiqen nga Partia Popullore Republikane, e cila është sot është opozita zyrtare e vendit, por dikur ishte partia më e fuqishme e Turqisë.
Partia Kurde “HDP” është po ashtu kundër së bashku me një grup të shkëputur të ultra-nacionalistëve të “Lëvizjes Nacionaliste” dhe një grupim të madh të të majtëve.
A do të jetë i drejtë numërimi i votave?
Shumica e analistëve mendojnë se po.
Erdogan ka nisur një goditje politike që prej grushtit të dështuar të Korrikut të kaluar, i cili ka përfshirë edhe shkarkimin e nëpunësve civilë, akademikëve, burgosjen e gazetarëve dhe udhëheqësit e opozitës, dhe forcimin e kontrollit të tij në media.
Të gjitha këto e kanë bërë shumë të vështirë për kundërshtarët e këtyre ndryshimeve kushtetuese që të bëjnë punën e tyre. Ata thonë se po përballen me një fushatë që i ngacmon dhe i frikëson.
Por, pavarësisht të gjithave këtyre, si kundërshtarët e “sistemit të ri”, ashtu dhe analistët e pavarur, mendojnë se votat do të numërohen në mënyrë të drejtë dhe nuk dyshojnë se qeveria do të tentonte një manipulim në shkallë të gjerë të votave.
Çfarë thonë sondazhet për këtë referendum?
Anketuesit kanë hezituar të publikojnë rezultatet e tyre, pasi thonë se shumë votues janë ende të pavendosur dhe kjo nuk do të nxirrte një rezultat të saktë.
Por të dyja palët bien dakord se janë afër atyre që kanë ndarë mendjen se për kë do të votojnë.
Kur do të shfaqen rezultatet?
Me shumë mundësi në mesnatë, sipas orës lokale të dielën më 16 Prill. /The Teleghraph/LAPSI.AL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket një shtetas izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli thotë se informacionet sugjerojnë një incident terrorist
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë