Punëtorët në Maqedoni ende janë në listën e më pak të paguarve në Evropë. Të dhënat e fundi të Zyrës evropiane për statistikë EUROSTAT tregojnë dallime drastike në çmimin e fuqisë punëtore në Bashkimin Evropian dhe në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA.
Një orë punë në BE mesatarisht kushton 25,4 euro, ndërsa në Maqedoni 2,3 euro, që do të thotë se punëtorët e Maqedonisë janë më të lirë si krahë pune se punëtorët evropian, edhe atë për rreth 10 herë.
Sipas EUROSTAT-it, vitin e kaluar në kuadër të Bashkimit Evropian më të paguar kanë qenë punëtorët në Danimark dhe në Belgjikë, kurse më pak të paguar kanë qenë punëtorët në Bullgari dhe në Rumani. Ndërsa, çmimi mesatar për një orë pune në eurozonë ka qenë 29.8 euro.
Çmimi i mundit nuk është i barabartë edhe në mesin e vendeve anëtare të BE-së. Sipas hulumtimeve, çmim më të lartë në orë pune vitin e kaluar ka pasur në Danimarka, duke qenë 42 euro. Më pas vijojnë Belgjika me 39.2 euro, Suedia me 38 euro, Luksemburg me 36.6 euro dhe Franca me 35.6 euro. Më lirë punëtorët për orë pune paguhen në Bullgari me 4.4, më pas Rumani me 5.5 euro, Lituani me 7.3, Hungari me 8.3 euro dhe Poloni me 8.6 euro.
Nga shifrat e EUROSTAT-it shihet qartë se shumë punëtorë të Maqedonisë për 8 orë punë përfitojnë aq sa fitojnë punëtorët evropian për një orë.
“Te ne, shumica e punëtorëve marrin pagë minimale apo pagë e cila është shumë afër minimumit. Gjithsesi atë e ulë dhe paga e ulët mesatare në vend, e cila ndikon në vlerën e orës punuese. Ne nuk mund të bëjmë krahasim me vendet anëtare të BE-së në asnjë bazë. As nuk kemi kompani të tilla të fuqishme, e as sistemi ynë ekonomik është aq i fortë sa të durojë paga më të larta. Këtu, gjithsesi, ndikim ka edhe paga minimale e përcaktuar me ligj, e cila është e ulët, dhe rrallë pronari vendos të rrisë me iniciativën e vet në fushat ku është normale të merret pagë minimale. Industria e tekstilit dhe lëkurës, sektori i ndërtimit, prodhimit të ushqimit, bujqësia dhe tregtia janë vetëm disa sektorë ku pagat janë më të ulëta dhe të cilët ndikojnë në vlerën e ulët të orës punuese tek ne. Rritja e pagave këtu do të thotë dhe mesatare më e lartë më tej”, thotë për KOHA, Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së biznesit të Maqedonisë.
Ai sqaron se me pagë minimale Maqedonia llogaritet si vend me fuqi punëtore të ulët, e cila, ishte si një nga joshjet që investitorët e mëdhenj botëror të vijnë te ne.
“Duhet të jemi të zgjuar dhe në të ardhmen vazhdimisht ta rrisim pagën minimale që t’i mbajmë punëtorët, por dhe për t’i mos i përzënë investitorët. Megjithatë, ende jemi larg për t’u krahasuar me Gjermaninë, Danimarkën, Francën, Belgjikën… Një pasqyrë për mjedisin ekonomik tregon se nga gjithsej 76.932 kompani në vend, të cilat realisht punojnë, vetëm 11.335 janë me të ardhura mbi 100.000 euro. Në mbarë botën 100.000 euro janë shumë pak për një kompani, duke patur parasysh atë se atje të ardhurat numrohen në qindra milionë euro. Ndërsa, në kompani të tilla tek ne 12 për qind nga punëtorët marrin paga minimale, kurse një pjesë e madhe marrin nga disa mijë denarë mbi pagën minimale. E gjithë kjo flet për fuqinë ekonomike të kompanisë dhe të shoqërisë, ndërsa si pasojë e kësaj dhe për vlerën për ‘një orë pune’ në Maqedoni”, shton Boshkov.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë