LAJMI I FUNDIT:

Operatori polak “Rainbow” paralajmëron hyrje në tregun e Maqedonisë

Operatori polak “Rainbow” paralajmëron hyrje në tregun e Maqedonisë

Një nga tre tur-operatorët më të mëdhenj në Poloni “Rainbow” do të fillojë “t’ua shes” Maqedoninë turistëve të vet. Siç kumtoi Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, operatori polak pas disa ditëve të udhëtimit inspektues nëpër vend, ka arritur marrëveshje me disa hotele dhe vendosi që vitin e ardhshëm të fillojë me flturime përcjell Teleegrafi Maqedoni.

“Pas “Rego Bis” ky është operatori i dytë më i madh i cilil paraqiti interes për t’ua ofruar bukuritë turistike të Maqedonisë turistëve nga Polonia. Me ardhjen e tij, dyfisht do të rritet numri i turistëve polak. Kjo është një mundësi që Maqedonia të pozicionohet si destinacion turistik në tregun 38-milionësh dhe kësaj radhe do ta zgjerojmë ofertën tonë”, deklaroi drejtoresha e Agjencisë, Lepa Kërstevska.

Sipas Agjencisë, trendi i vizitës së turistëve polak në Maqedoni po rritet intensivisht në pesë vitet e fundit, me çka polakët u numëruan në top 10 turistët të cilët e vizitojnë vendin./Telegrafi/