LAJMI I FUNDIT:

Dikur peshonte 140 kilogramë dhe paguante dy bileta për aeroplan, pasi humbi 75 kilogramë habiti të gjithë me linjat trupore (Foto)

Dikur peshonte 140 kilogramë dhe paguante dy bileta për aeroplan, pasi humbi 75 kilogramë habiti të gjithë me linjat trupore (Foto)

Një nënë e cila dikur peshonte 140 kilogramë, pranoi se kishte mbetur e “traumatizuar” kur kuptoi se nuk mund të ulej në karrigen e aeroplanit, dhe kështu nga ky turpërim kishte vendosur që të mos shkojë për pushime për më shumë se një dekadë.

Por në momentin që i tha vetes “boll” dhe vendosi të heq dorë nga ushqimi kalorik dhe çokollatat, ajo u transformua në një zonjë që të gjithë ia kanë lakmi, transmeton Telegrafi.

Lisa Ellison 47-vjeçe nga Manchester i Anglisë, pranoi se kishte pasur problem me mbipeshën që nga lindja e djalit të saj Lee, qysh para 23 viteve.


Pasi humbi punën dhe të dashurën, fitoi 195 kilogramë - sot është trajner fitnesi dhe të gjithë ia kanë lakmi për muskujt (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pasi humbi punën dhe të dashurën, fitoi 195 kilogramë - sot është trajner fitnesi dhe të gjithë ia kanë lakmi për muskujt (Foto/Video)

Por ajo çfarë e bëri të ndihej e turpëruar, ishte momenti kur derisa po bëhej gati për udhëtimin e saj për në Salou të Spanjës, dhe brenda aeroplanit e kuptoi se nuk mund të ulej në një karrige sikur pasagjerët tjerë dhe u detyrua të paguaj dy bileta.

Ky moment i sikletshëm e bëri atë aq shumë nervoz, sa që më nuk mendoi për pushime e lëre më për udhëtimet me aeroplan.

Por ndarja nga ish-bashkëshorti duket se përfundimisht asaj “ia hapi sytë”, dhe një ditë i tha vetes “mjaft” dhe vendosi t’i nënshtrohet dietave strikte dhe ushtrimeve në palestër.  Dhe brenda një përudhë relativisht të shkurtër, arriti të humb 75 kilogramë.

E quante të trashë dhe të shëmtuar, shikoni si i hakmerret ish-të dashurit pasi humbi 70 kilogramë (Foto)
Lexo po ashtu E quante të trashë dhe të shëmtuar, shikoni si i hakmerret ish-të dashurit pasi humbi 70 kilogramë (Foto)

Ky transformim i riktheu dëshirën për pushime dhe pas më shumë se dhjetë viteve pauzë, tani ajo mund të qëndrojë lirshëm e ulur në karrigen e aeroplanit, pa pasur frikë që dikush do ta përqesh.

Ajo sot peshon 65 kilogramë, dhe thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi synon të formojë linja trupore që gjithmonë i kishte ëndërruar. /Telegrafi/