LAJMI I FUNDIT:

”Turmat e protestave janë duke u zvogëluar”

”Turmat e protestave janë duke u zvogëluar”

Protestat e organizuara kundër, siç thonë ato, Deklaratës së partive shqiptare në Maqedoni dhe kundër dygjuhësisë në Maqedoni janë duke u shterur dhe për këtë ka folur edhe një pjesëtar nga bordi që i organizon protestat, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Sa shkojnë ditët, aq më pakë jemi prezent në protesta. Të punësuarit nuk kanë frikë më nga kërcënimet. Do të vijë një ditë shumë shpejt kur do të dorëhiqemi edhe nga detyra që të organizojmë protesta. Protestat e shohim se nuk janë produktive dhe kjo shihet dita ditës.” tha një organizator i protestave për portalin PlusInfo.

Përndryshe më herët, kishte edhe përplasje nga grupet e protestuesve pasi nuk kishte para për të gjithë që të paguhen pjesmarrjet dhe mjetet e protestave. /Telegrafi/


Kacafyten protestuesit, nuk kishte para për të gjithë
Lexo po ashtu Kacafyten protestuesit, nuk kishte para për të gjithë