Ngritja e aktakuzës për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrjes së ryshfetit” nuk i bën përshtypje Shukri Bujës. Deputeti i PDK-së brengoset që aktakuza e ngritur në muajin shkurt të këtij viti nga Prokuroria Speciale e Kosovës, do ta pengojë kandidimin e tij për kryetar të Lipjanit.
Deputeti i PDK-s nga Lipjani, Shukri Buja, thotë se po ngriten aktakuza ndaj zyrtarëve publikë, vetëm për t’i penguar njerëzit në politikë.
“Aktakuza tashmë është bërë modë që të ngriten”, thotë Buja, teksa brengoset se edhe një aktakuzë e ngritur ndaj tij, është bërë me qëllim pengimin e karrierës së tij politike.
Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit shprehet i bindur se aktakuza e ngritur kundër tij nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrjes së ryshfetit”, ka një prapavijë të dyshimtë.
Buja brengoset se kjo aktakuzë do të ia pamundësojë kandidimin për kryetar të Komunës së Lipjanit. Post për të cilin ai ka synime të qarta, e që i ka bërë të ditura publikisht para ngritjes së aktakuzës nga prokuroria, raporton Insajderi.
“Në bazë të vlerësimeve të mia është me inicime politike, sepse dikujt po i pengon kandidimi im në Lipjan. E atij që i pengon dihet se kujt i pengon. Dhe realisht kjo aktakuzë shumë shpejt do të shihet se nuk ka ndonjë bazë e cila mund të dënohem… Po ngritën aktakuza për me mujt me i pengu njerëzit në politikë“, ka thënë Buja në një intervistë me KosovaPress.
Ish-lideri i Komunës së Lipjanit, i cili akuzohet nga prokuroria edhe për “punime ndërtimore të paligjshme”, ka thënë se dikush qëndron prapa ngritjes së aktakuzës ndaj tij.
“Vetëm nga statistikat mund ta nxirrni se sa aktakuza ngritën për zyrtarët publik. Janë 1 mijë e 489 aktakuza të ngritura në vitin 2016. Ndërsa të dënuar janë vetëm 169. Realisht nuk i bjen mbi 10 për qind të dënuar. Por ngritje të aktakuzave ka të shumta. Edhe kjo aktakuzë është në vazhdën e aktakuzave si duket për zyrtarë publik, për të përmbushur një statistikë që kërkohet nga dikush”, u shpreh Buja.
Insajderi ka publikuar më parë dokumente që vinin në pah faktin sesi Komuna e Lipjanit, përmes një aktvendimi kishte vendosur që të ndryshonte planin zhvillimor urban të qytetit për t’i dhënë mundësi biznesmenit nga Lipjani, Fahri Retkoceri, që të ndërtonte një objekt të banimit kolektiv.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë më 12 shkurt të këtij viti Bujës dhe kundër nëntë të pandehurve të tjerë për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, “Dhënia e Rryshfetit”, “Marrja e Ryshfetit”, dhe “Ushtrimi i ndikimit”, “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.
Aktakuza ishte ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?