LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për Reuters: Serbia synon dominimin e rajonit

Hoxhaj për Reuters: Serbia synon dominimin e rajonit

Tregu i Përbashkët Rajonal i propozuar nga Serbia po vazhdon të hasë në kundërshtime të shumta nga pala kosovare. Në një prononcim për Reuters, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se me këtë ide Serbia po tenton ta dominojë rajonin politikisht dhe ekonomikisht.

Kryediplomati kosovar, i cili që nga fillimi e ka kundërshtuar këtë ide ka thënë se tentativa e Serbisë për ta dominuar rajonin në stilin rus është e papranueshme për Kosovën.

“Ne nuk duam ta shohim një Serbi që në stilin rus mundohet ta dominojë rajonin politikisht”, ka thënë Hoxhaj për Reuters.


Në artikullin e publikuar sot në Reuters, kjo ide cilësohet si ripaketim të së kaluarës në Ballkan, ide kjo e cila po përkrahet edhe nga përfaqësues të BE-së.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka kundërshtuar idenë për tregun e përbashkët duke thënë se me këtë do të rikthehet e kaluara e njëjtë vetëm e mveshur ndryshe./Telegrafi/