Të gjithë fermerët në Maqedoni nevojitet që deri në dhjetor të vitit 2019 të plotësojnë kushtet më rigoroze të cilësisë së qumështit. Në të kundërtën, rrezikojnë që qumështi të mos ju grumbullohet nga ana e qumështoreve, shkruan gazeta KOHA.
Kompetentët shpjegojnë se edhe pse qumështi vendor në pjesën dërmuese nuk i plotëson standardet evropiane, ai është i sigurt për konsum të popullatës.
MIRËQENIEN EDHE PËR KAFSHËT
Për dy vjet e gjysmë kultivuesit e lopëve për qumësht duhet të plotësojnë kriteret për kategorizimin e qumështit në bazë të standardeve evropiane. Kjo nënkupton adaptim të prodhimtarisë në bazë të tre parametrave kryesore, siç janë infrastruktura, higjiena e objekteve, grumbullimi dhe transportimi i qumështit, si dhe kriteret që përfshijnë numrin e përgjithshëm të mikroorganizmave dhe qelitë somatike. Numri i përgjithshëm i mikroorganizmave në një mililitër qumësht, në 30 gradë celsius, duhet të jetë deri ose më pak se 100 mijë, ndërsa i qelizave somatike deri ose më pak se 400 mijë. Krahas kritereve për kategorizimin e objekteve dhe prodhimtarisë, fermat e lopëve duhet të plotësojnë edhe standardet për mirëqenien e kafshëve. Aktualisht, një pjesë e madhe e fermerëve i plotësojnë kriteret minimale të përcaktuara, siç janë ambienti adekuat për llojet e kafshëve, ushqim dhe ujë cilësor, si dhe sjellje humane ndaj kafshëve.
“Nëse pas vitit 2019, disa nga prodhuesit nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, nuk do të mund të shesin qumësht në kapacitetet prodhuese “, thonë nga Sektori për shëndetësi veterinare pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Aktualisht, me rregulloret e miratuara, legjislacioni evropian në tërësi është bartur në Maqedoni. Sipas profesorit universitar, Boris Anakiev, prodhimtaria e qumështi është me më shumë probleme në Maqedoni, për shkak se shumica e fermave janë me pak lopë që ju mungojnë të holla që do të investonin në modernizimin e procesit prodhues.
“Në radhë të parë ka akoma kohë, apo edhe tre vite që fermerët ngadalë të adaptohen në kërkesat e reja, ku nevojiten më shumë trajnime si dhe bashkimi i tyre në kooperativa me qëllim të blerjes së pajisjes së përbashkët. Gjithashtu shtrohet çështja se sa në kushte të vonesës së aderimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, është e arsyeshme që të ndiqen kaq rreptësishtë standardet e larta evropiane të cilësisë së qumështit. Nga ana tjetër, nëse në tërësi prej në fund të 2019-ës zbatohet kjo rregullore, kjo nënkupton se një pjesë e fermerëve që nuk mund t’i plotësojnë këto kërkesa do të orientohen në degë të tjera bujqësore ”, thotë për KOHA, profesori universitar, Boris Anakiev.
Sipas tij, një udhërrëfyes i suksesshëm për bujqit tanë paraqet shembulli i Danimarkës, si numri një i prodhimit të qumështit dhe përpunimeve të qumështit në Evropë, ku qumështoret janë në pronësi të fermerëve dhe gati i gjithë fitimi investohet sërish në prodhimtari, ndërsa fermerët që nuk janë anëtarë paguajnë anëtarësi mujore për shfrytëzimin e shërbimeve të saj.
Kjo do të ishte një model mjaft i mirë edhe për fermerët tanë, ku për shembull, 20 fermerë me nga 5 lopë apo 100 lopë, do të siguronin sasi të mjaftueshme të përpunimit për një qumështore më të vogël. Me fjalë të tjera, faktor i rëndësishëm që fermerët t’i ndihmojmë vetvetes është bashkimi i potencialeve prodhuese, me qëllim të rritjes së cilësisë së qumështit, që do të mundësojë plasman më të sigurt me çmime më të pranueshme .
VËMENDJE EDUKIMIT TË FERMERËVE
Ekspertët e tjerë të bujqësisë vlerësojnë se shumica e fermave në Maqedoni kanë prej 1-5 lopë me kushte shpesh joadekuate të ruajtjes së kafshëve, me mungesë të mjaftueshme të hapësirës, dritës, kushteve higjienike dhe mjeljes joadekuate, si faktorë kryesorë që ndikojnë në cilësinë e qumështit në Maqedoni. Andaj kërkohet që vëmendje kryesore t’i kushtohet edukimit të fermerëve si hapi i parë për përmirësimin e cilësisë së qumështit, me qëllim që në praktikë të mund më lehtë të rrisin numrin e kafshëve. Fermerët ankohen se me ushqimin e shtrenjtë të kafshëve, çmimin e ulët grumbullues të qumështit, prodhimi prej më pak 3000 litra për lopë si dhe faktin se afër 85 për qind të fermave në shtet janë me 1 deri 5 lopë, është mjaft vështirë të arrihen standardet evropiane të cilësisë së qumështit nga ana e të gjithë 9000 prodhuesve të qumështit në Maqedoni.
Në ndërkohë, strategjitë për zhvillimin e blegtorisë orientohen në rritjen e konkurrencës në prodhimin e qumështit përmes rritjes së produktivitetit për lopë, uljes së harxhimeve prodhuese dhe përmirësimit serioz të cilësisë së qumështit.
“Investimet për arritjen e këtyre prioriteteve në nivel në ekonomive bujqësore, nuk shpaguhen për prodhuesit e vegjël që kanë 3-5 lopë. Andaj, ndryshimi i strukturës ekzistuese dhe rritja graduale e kapaciteteve prodhuese të ekonomive të specializuara, është qëllim primar që duhet të sigurojë kushte për ndryshimet e pritshme cilësore në prodhimtarinë e qumështit. Në drejtim të prodhimtarisë më efikase dhe më ekonomike pritet që në periudhën e ardhshme të zhvendoset struktura në kategorinë që kultivon ndërmjet 5 dhe 10 lopë me minimum 4 hektarë tokë apo livadhe për ekonomi bujqësore, ndërsa në një periudhë afatgjate në ekonomi me 11-20 lopë në mesatare që do të përkrahen edhe me politikat përkatëse qeveritare për sektorin e bujqësisë”, thuhet në Strategjinë nacionale për zhvillimin e bujqësisë 2014-2020.
Nga ana tjetër, në Maqedoni punojnë diku afër 80 kapacitete për prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe prodhimeve qumështore, të cilat për shkak të mungesë së qumështit të freskët ndodh që një pjesë kapaciteteve përpunuese të punojnë me 50 për qind të potencialit të tyre. Prodhimi vjetor i qumështit në vend, është prej 2800-300 litra për lopë që në raport me shtetet e BE-ë që prodhojnë 7000-8000 litra për lopë, paraqet rendiment të ulët, andaj fermeri ynë është larg fitimit më të madhe nga kultivimi i lopëve për qumësht.
Ndryshe, edhe shtetet fqinje që kanë nisur procesin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, ballafaqohen me arritjen e standardeve më të larta të cilësisë së qumështit. Në Serbi, me traditë të gjatë në blegtori dhe me kushte shumë të volitshme të ruajtjes së kafshëve për shkak të posedimit të kushteve shumë të mira për prodhimin e ushqimit të kafshëve, vetëm 45 për qind e qumështit është i cilësisë më të lartë, tregojnë të dhënat e Shoqatës Serbe të Prodhuesve të Qumështit.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të FAO apo Organizatës së OKB-së për ushqim, bile 49 për qind e qumështit në formë të përpunuar apo jo të papërpunuar në Serbi, shitet përmes kanaleve joformale. Edhe në Serbi sfidë e madhe në të ardhmen mbetet rritja e konkurrencës lidhur me teknologjitë e reja, kapacitetet e kështu me radhë.
BE ME MILIARDA EURO MBËSHTET PRODHUESIT E QUMËSHTIT
Se sa Bashkimi Evropian i kushton rëndësi të madhe prodhimtarinë së qumështit dhe mbrojtjes së fermerëve, flet edhe fakti se vetëm në nivel të BE-së në vitin 2015 dhe gjysmën e vitit 2016 janë harxhuar 1.5 miliardë euro, me qëllim që të zgjidhet problemi me tepricën e prodhimtarisë së qumështit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë