LAJMI I FUNDIT:

Putin: E papranueshme të bëhen akuza pa prova për sulmin kimik në Siri

Putin: E papranueshme të bëhen akuza pa prova për sulmin kimik në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin gjykoi sot të papranueshme që të akuzohet pa prova regjimi i Damaskut se është përgjegjës i sulmit kimik të dyshuar që ka shkaktuar të paktën 86 të vdekur në Siri, sipas një komunikate të Kremlinit.

“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Putini e gjykoi të papranueshme formulimin e akuzave të pabazuara kundër kujtdo para se të paraqiten provat e një hetimi ndërkombëtar të paanshëm dhe të imtësishëm”, sipas kësaj komunikate.

Presidenti rus e cilësoi sulmin e dyshuar si “incident me armë kimike”.