Që prej shekujsh midis Londrës dhe Madridit ka grindje për një zonë të vogël në kepin jugor të Gadishullit Iberik. Para negociatave të Brexitit, konflikti për Gjibraltarin kërcënon të shkallëzohet.
Vetëm pak ditë pas kërkesës së Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian është ndezur një konflikt për të ardhmen e Gjibraltarit.
Zona ekstraterritoriale britanike në jug të Spanjës ka mbështetjen e plotë të Londrës, tha kryeministrja Theresa May duke i dhënë mbështetje demonstrative enklavës.
Londra synon që të arrijë “rezultatin më të mirë të mundshëm” në negociatat e Brexitit së bashku me Gjibraltarin, tha May në një telefonatë me kryeministrin e enklavës, Fabián Picardo.
Njëkohësisht ajo i kërkoi Spanjës që të përmbahet. Ajo nuk do të lejojë që Gjibraltari të kalojë nën një kontroll tjetër kundër vullnetit të banorëve të tij, theksoi May në lidhje me pretendimet e Madridit për ta kaluar këtë territor nën kontrollin e tij. Picardo u tregua optimist në intervista se Britania e Madhe do të luftojë për Gjibraltarin.
Flitet për një luftë të mundshme
Gadishulli i Gjibraltarit ndodhet në ngushticën detare midis Mesdheut dhe Oqeanit Atlantik.
Gjibraltari kaloi me Paqen e Utrechtit të vitit 1713 nga Spanja te Britania e Madhe, por Madridi kërkon rregullisht që t’i kthehet. Deri tani BE i ka amortizuar tensionet midis dy vendeve.
Ish-kryetari i Partisë Konservatore britanike, Michael Howard sipas medieve britanike e konsideron madje të mundur që May të jetë e gatshme për një luftë për ta mbrojtur Gjibraltarin.
Emily Thornberry nga Partia Laburiste opozitare e quajti zjarrvënës komentin e tij.
Liberal Demokratët e quajtën të pabesueshme, që pak ditë pas deklaratës për të dalë nga BE flitet për një luftë të mundshme.
Mbështetje nga ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson
Në bisedimet e Brexitit, qeveria spanjolle do të ketë një të drejtë vetoje për vendimet për Gjibraltarin.
Kjo rezulton nga një projekt i BE për direktivat e negociatave. Në një kohë kur Londra dhe Gjibraltari e kritikuan ashpër propozimin, Madridi u shpreh shumë i kënaqur. Gjibraltari nuk do të jetë as peng politik as viktimë në daljen nga Bashkimi Evropian, i tha Picardo stacionit televiziv britanik Sky News.
Direktivat e lejojnë Spanjën “që t’i diskriminojë britanikët në Gjibraltar” dhe që të ndjekë objektivat e veta.
Edhe ministri i Jashtëm, Boris Johnson e siguroi përmes twitterit Gjibraltarin për mbështetjen e tij të plotë.
Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis i tha gazetës “El Pais” se vendi i tij nuk synon që ta mbyllë kufirin me Gjibraltarin pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.
“Ne duam që spanjollët që jetojnë jashtë Gjibraltarit dhe punojnë në Gjibraltar të mund ta bëjnë edhe më tej këtë”.
Gjibraltari tërheq me taksa të ulëta
Në projektin për direktivat e negociatave të daljes së Britanisë së Madhe nga BE, të cilin Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ua ka dërguar 27 shteteve anëtare thuhet: “Kur Mbretëria e Bashkuar të jetë larguar nga BE, asnjë marrëveshje e BE me Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të aplikohet në territorin e Gjibraltarit pa dakordim midis Mbretërisë së Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar”.
Në 29 prill BE do të zhvillojë një takim të nivelit të lartë për Brexit-in.
Gjibraltari ka 32.000 banorë. Me taksat e ulëta që ka, ai ka tërhequr edhe shumë institute financiare, shoqëri sigurimesh dhe operatorë të lojërave online.
Në një referendum në vitin 2002, 99 për qind e banorëve votuan që të qëndrojnë në Britaninë e Madhe. Në referendumin e Brexitit, 96 për qind e banorëve votuan kundër ndarjes nga BE. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë