LAJMI I FUNDIT:

Gerta dhe Denisi, pse u ndanë sapo lanë shtëpinë e Big Brother Albania?

Gerta dhe Denisi, pse u ndanë sapo lanë shtëpinë e Big Brother Albania?

Kanë vetëm dy ditë që kanë dalë nga shtëpia e Big Brother, emocionet e së cilës i jetuan për plot dy javë në çift. Por sapo iu rikthyen studios së spektaklit, u ndanë.

Gerta dhe Denisi hynë çift në shtëpinë e vëzhguar dhe menduan se loja do të ishte më e suksesshme nëse je çift. Dhe shpejt kuptuan se publiku nuk e deshi lojën e tyre. Për faj të askujt, por të rrethave, përballë të cilave, ndoshta ata të dy u gjendën të papërgatitur.

Të ftuar sot në “Pasdite në Top Channel”, Gerta dhe Denisi treguan edhe arsyen e ndarjes së tyre sapo i dhanë fund lojës në shtëpi. Çfarë i penalizoi, pse u larguan dhe pse nuk e vazhduan lidhjen edhe pas shtëpisë? Të dy kanë variante të ndryshme, por një të përbashkët: nuk merreshin vesh me njëri-tjetrin: “Besoj se duhet të kishte pak më shumë tolerancë nga të dy…”, thotë Denisi i cili shton se gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës besonte deri në fund se mund të ishte ndonjë gënjeshtër e 1 prillit dhe ai do të rikthehej sërish në shtëpi.


Ndërsa Gerta, nga ana tjetër, ua vë fajin zënkave dhe fatit të keq që sa herë këto ndodhnin, fokusi i kamerave ishte mbi ta “Zënkat nuk ishte serioze, ishin zënka të tipit “pse nuk e çove gotën te lavamani”, megjithatë na penalizuan. Nuk ziheshim shumë, por për 5 minuta që ziheshim, fokusi i kamerave ishte mbi ne….”

Po pse i dhanë fund në mënyrë të menjëhershme dhe vendimtare marrëdhënies së tyre?

Të pyetur nëse e shohin njëri¬tjetrin bashkë jashtë, ata konfirmuan ndarjen, por gjithsesi pranuan “Kurrë mos thuaj kurrë…” Përballja jashtë me publikun, siç tregon Gerta dhe Denisi, ka qenë e jashtëzakonshme, madje ka pasur edhe nga ata që u kanë kërkuar të rikthehen bashkë “Kurrë mos thuaj kurrë, por ne mendojmë se do të jemi miq shumë të mirë..”, tha Denisi, i cili dukej disi më i bindur se Gerta që kjo marrëdhënie ka marrë fund.

Gerta, edhe pse e pranon ndarjen, thotë se gjatë kësaj periudhe ka qenë e përfshirë emocionalisht dhe është pak e vështirë derisa ta marrë veten: “Kemi fjetur dy javë në të njëjtin krevat…” – tha ajo, ndonëse akoma jo gati për ta vazhduar këtë marrëdhënie edhe jashtë: “Jam ndier krenare për zgjedhjen që kam bërë dhe them se për kaq sa zgjati ishte shumë e bukur…”/ Class/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori