LAJMI I FUNDIT:

Policia: Rasti në QKU ka ndodhur në fundjavë

Policia: Rasti në QKU ka ndodhur në fundjavë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:50, ka pranuar informatën se në QKUK, saktësisht në zyrat e administratës, kanë hyrë persona të dyshuar.

Policia në QKU, dyshohet për thyerje të bravave të dyerve të administratës
Lexo po ashtu Policia në QKU, dyshohet për thyerje të bravave të dyerve të administratës

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit, si dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit përkatës kanë hapë rastin dëmtim prone. Rast ky që dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës”, thuhet në njoftim.

Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/