LAJMI I FUNDIT:

“Për Maqedoni të përbashkët” paralajmërojnë protesta masive nesër

“Për Maqedoni të përbashkët” paralajmërojnë protesta masive nesër

Pas paralajmërimeve për ardhjen e kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, nga iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” kanë paralajmëruar marsh masiv. Marshi do të fillojë në orën 17 para Qeverisë së Maqedoni dhe do të vazhdojë deri në ndërtesën e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga iniciativa planifikojnë të pyesin Donald Tusk se çfarë qëndrime ka në lidhje me federalizim dhe kantonizimin e Maqedonisë.

Tusk vjen në Shkup për t’u takuar me presidentit Gjorge Ivanov, ndërsa për momentin nuk ka paralajmërime se do të takohet me përfaqësuesit tjerë të partive politike./Telegrafi/