LAJMI I FUNDIT:

OSBE-ja trajnon institucionet e Maqedonisë për mbrojtje të infrastrukturës energjetike nga sulmet terroriste

OSBE-ja trajnon institucionet e Maqedonisë për mbrojtje të infrastrukturës energjetike nga sulmet terroriste

Ka filluar trajnimi dyditorë për mbrojtjen e infrastrukturës kyçe energjetike nga sulmet terroriste, me theks në kërcënimet e hapsirë kibernetike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrës në trajnim janë 26 ekspertë të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe përfaqësues të sektorit privat, përfshirë operatorët, shërbyesit dhe pronarët.

Sipas AIM-së, aktiviteti organizohet nga Departamenti për kërcënime transnacionale në OSBE. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të testojnë efikasitetin e sistemeve të tyre ekzistuese për mbrojtje dhe menaxhim me kriza, përfshirë edhe bashkërendimin me mekanizma të jashtëm./Telegrafi/