LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: ZRRE, aleat i KEDS-it kundër interesave të konsumatorëve

KMDLNJ: ZRRE, aleat i KEDS-it kundër interesave të konsumatorëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate për media shpreh shqetësimin me propozimet e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Këtë iniciativë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike KMDLNJ e sheh si të dëmshëm për konsumatorët.

Reagimi i KMDLNJ-së:


Pasi po përfundon sezoni dimëror i furnizimit me energji elektrike, me shumë ankesa të arsyeshme të konsumatorëve, ZRRE që u tregua e papërgjegjshme në mbrojtje të intereseve të konsumatorëve ka nisur një “lojë” të re me propozimin e heqjes së tarifave sezonale që nënkupton edhe heqjen e blloqeve tarifore. Ky vendim pritet të merret me 31 mars 2017 dhe sipas ZRRE vetëm do të ristrukturohen tarifat e tashme duke e mohuar se me këtë rast do të kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Madje, sipas ZRRE jo se nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike por se një numër i konsumatorëve do të paguajnë më pak për energjinë e shpenzuar. Me këtë ristrukturim të strukturave tarifore pretendohet të lehtësohet llogaritja e energjisë së shpenzuar nga konsumatori por edhe nja ata që i lexojnë njehsorët.

Realisht kalkulimi i rrymës ka qenë shumë i ngatërruar dhe ka shkaktuar shumë pakënaqësi dhe paqartësi te konsumatorët.

Gjithashtu propozohet heqja e blloqeve tarifore në bazë të nivelit të konsumit sikur që tarifa fikse propozohet të ulet për konsumatorët familjarë nga 2.5 euro në 1.8 euro. Është propozuar që të mbesin në fuqi tarifat ditë/natë. Kështu që tarifat gjatë ditës për energjinë e shpenzuar kur llogaritet se ka mbi ngarkesë do të llogariten nga ora 7-22:00 kurse ato të natës nga ora 22-7:00 gjë që është në disproporcion dhe shkojnë në dëm të konsumatorit shkaku se ajo kohë llogaritet si kohë e gjumit dhe nuk mund të përdoret në mënyrë optimale nga konsumatorët. Konsumatorët duhet të paguajnë koston e investimeve sikur edhe humbjet komerciale të atyre që kanë borxh sikur është rasti me veriun e Kosovës.

Ngutjen e ZRRE-së që ristrukturimi i tarifave dhe blloqeve sikur edhe ndryshimeve të tjera që do të bëhen duke filluar me datën 1 prill 2017, KMDLNj e sheh si dëmtim të mëtutjeshëm të interesave të konsumatorit andaj propozon që këto ndryshime të hyjnë në fuqi me datën kur fillon sezoni dimëror 2017 sepse me këtë nivelizim të çmimit dëmtohen konsumatorët. Konsumatorët duhet të paguajnë energjinë elektrike me tarifa verore e jo të nivelizuara gjatë periudhës së verës. Tarifat fikse duhet të hiqen krejt sepse nuk ka kuptim të paguhet diçka që nuk shfrytëzohet.

Periudha natë/ditë duhet të ndahet 50% – 50% që nënkupton se 12 orë duhet të llogariten tarifë ditore e 12 orë tarifë e natës. Ashtu llogariten tarifat dimër/verë. Konsumatori duhet të paguajë vetëm rrymën që e shpenzon e jo edhe borxhin e të tjerëve sikur që janë ata të veriut të Kosovës sikur që konsumatorët nuk duhet të paguajnë investimet kapitale apo dështimet e tjera të operatorëve që do të furnizojnë me energji elektrike.

KMDLNj propozon që për shkak të dështimeve të operatorëve për furnizim stabil dhe të përhershëm me energji elektrike dhe për pasojë pësojnë konsumatorët (djegie të aparaturave të amvisërisë, aparateve teknike apo edhe djegiet e shtëpisë) operatori duhet t’i mbulojë 100% dëmet që i pëson konsumatori. Gjithashtu, duhet të zhdëmtohen edhe bizneset që e pësojnë për shkak të mosfurnizimit me energji elektrike e që për pasojë kanë ndërprerje të aktiviteteve biznesore dhe dëme të tjera.

Është me rëndësi që në rast kur me fajin e operatorit të energjisë elektrike, rasti përfundon me fatalitet, familja e viktimës duhet të kompensohet sipas tarifave të institucioneve që merren me sigurimin e jetës së qytetarëve e jo që këto raste të mbesin të pakompensuara.

Operatori i furnizimit me energji elektrike (deri tash KEDS kishte monopol 100% prandaj kishte aq shumë parregullsi) gjithmonë fajin e ka adresuar te konsumatori edhe në rast se përgjegjësia ka qenë e operatorit. Për KMDLNj është pozitive hyrja në treg e disa operatorëve që nënkupton se lejimi i konkurrencës do të përmirësojë furnizimin e rregullt me energji elektrike dhe pamundëson caktimin e çmimeve të rrymës vetëm nga një operator.

Zbatimi i ndryshimeve që parasheh ZRRE nga data 1 prill 2017 e jo nga fillimi i sezonit dimëror 2017 do të ishte legalizim i vazhdimit të plaçkitjes edhe për 6 muaj të tjerë e që do të ishte e palejueshme dhe e dëmshme.

Nëse veprohet në këtë mënyrë atëherë do t’u trashej “lëngu” operatorëve kurse do të dëmtoheshin konsumatorët, sidomos ata nga skema sociale apo afër saj. ZRRE duhet të jetë në anën e konsumatorëve e jo t’ua mundësojë operatorëve pasurimin 6 mujor duke dëmtuar konsumatorët.

KMDLNj ka frikë se këto lojëra dhe improvizime të ZRRE –së për pasojë do të kenë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike duke e kamufluar me ndryshime të paralajmëruara. Konsumatorët duhet të jenë të vëmendshëm dhe çdo manipulim me çmime t’i përgjigjen me protesta dhe forma të tjera të kundërshtimit.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori